“Lufta” për President, si mund të shkarkohet Hashim Thaçi?
Autori: Halil Berisha 12:42 | 15 December 2019
Ka disa muaj prej kur kanë filluar takimet LDK e Vetëvendosje.
Në fillim për të hyrë bashkë në zgjedhje, por që këto takime nuk ishin të suksesshme, shkruan gazeta inFokus.
E pas mbajtjes së zgjedhjeve filluan prapë takimet.
Këta, tashmë thanë që kanë harmonizuar programin e tyre qeverisës, gjë që u pa se nënshkrimi i marrëveshjes për koalicion tanimë ka mbetur të kryhet vetëm formalisht.
Por, në këtë pikë, edhe u bllokua situata.
Kjo, për një arsye kryesore, shkruan gazeta inFokus.
Ajo, se kush do të duhet të ta ketë postin e Presidentit të vendit, apo edhe nëse kjo do të duhej të diskutohej në këtë kohë.
E këtë post, për të cilin po “shtyhen” LDK e Isa Mustafës e Vetëvendosje e Albin Kurtit, prej vitit 2016 e mbajn ish-kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi.
Madje, para, gjatë, por edhe pas fushatës, u përmend edhe një iniciativë, sidomos nga Vetëvendosje, për të shkarkuar Thaçin, kur të marrin udhëheqjen e qeverisë.
Por, si mund të shkarkohet Presidenti i Kosovës?
Në bazë të Statusit dhe Kompetencave Kushtetuese të Presidentit të Kosovës, nenit 91, Presidenti mund të shkarkohet nga Kuvendi, por duhet plotësuar disa kushte, shkruan gazeta inFokus.
“1. Presidenti i Republikës së Kosovës mund të shkarkohet nga Kuvendi nëse ai/ajo është dënuar për kryerjen e krimit të rëndë ose nëse ajo/ai nuk është i/e aftë për të ushtruar përgjegjësitë e këtij posti për shkak të sëmundjes së rëndë ose nëse Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se ajo/ai ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës”.
Në këtë rast, procedurën për shkarkimin e tij, mund ta fillojnë 1/3 e deputetëve të Kuvendit, apo 40 prej tyre, shkruan gazeta inFokus.
“2. Procedura për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Kosovës mund të iniciohet nga një e treta (1/3) e deputetëve të Kuvendit, të cilët nënshkruajnë një peticion, i cili shpjegon arsyet për shkarkim. Në rast se peticioni supozon sëmundjen e rëndë, Kuvendi do të kërkojë mendimin e konsiliumit mjekësor për gjendjen shëndetësore të Presidentit. Në rast se peticioni supozon ndonjë shkelje të rëndë të Kushtetutës, peticioni duhet t’i dorëzohet menjëherë Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosë për këtë çështje brenda shtatë (7) ditësh nga marrja e peticionit”.
Megjithatë, derisa për të formuar Qeverinë, duhen 61 deputet, për të shkarkuar Presidentin, si duket nuk i mjaftojnë votat LDK-së e Vetëvendosjes edhe nëse bëjnë marrëveshjen e hyjnë në Qeveri.
Atyre, për të shkarkuar Thaçin, do t’u duhen 2/3 e votave, apo 81 deputet, shkruan gazeta inFokus.
“3. Nëse Presidenti i Republikës së Kosovës është dënuar për ndonjë krim të rëndë ose kur nëse Kuvendi, në pajtim me këtë nen, konstaton që Presidenti nuk është i aftë të ushtrojë përgjegjësitë e tij/saj për shkak të sëmundjes së rëndë ose nëse Gjykata Kushtetuese konstaton se ajo/ai ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës, Kuvendi mund të shkarkojë Presidentin me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve të tij”.
Ndryshe, nëse Presidentin nuk mund ta shkarkojnë, atëherë mandati i tij, që në këtë rast e ka Hashim Thaçi është 5-vjeçar.
Thaçi detyrën e Presidentit e mori më 7 Prill të vitit 2016, që i bije se deri me këtë datë të vitit 2021, posti i shefit të shtetit është i zënë./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Deklarata e përbashkët kino-franceze mbi situatën e Lindjes së Mesme
Me ftesën e presidentit të Republikës Franceze Emmanuel Macron, presidenti i ...
-
Anëtarësimi në Këshillin e Evropës, Tahiri: Qeveria duhet të jetë e mençur
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar zhvillimet rr...
-
Anëtarëve joprokurorë të KPK-së do t’u takojë paga e prokurorit të Krimeve të Rënda
Më 6 vota për, 3 abstenime dhe asnjë kundër Këshilli Prokurorial i Kosovës (K...
-
Gjilanasi gjobitet me 500 euro dhe i konfiskohet vetura për shkelje të rregullave të trafikut
Policia e Kosovës në Gjilan gjatë një kontrolli rutinë bazuar në ligjin e ri ...
-
Trἀgjedia në Shkodër, gjendet edhe trupi i djalit 3 vjeç në lumin Buna
Pas shumë kërkimesh është gjetur edhe trupi i djalit 3-vjeçar i familjes Arra...
-
BE-ja miraton programin 6 miliardësh për Ballkanin Perëndimor, Kosova dhe Serbia kushtëzohen me “rezultate në normalizim”
Vendet e Bashkimit Evropian kanë miratuar një program në vlerë 6 miliardë eur...
-
Kryeministri Kurti: Krimet e Serbisë janë të dëshmuara dhe do të adresohen para drejtësisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar dëshmorët që ranë 25 vjet më ...
-
Policia në Pejë sekuestron 40 motoçikleta
Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, ka hartuar planin operativ “Motoçiklis...
-
Osmani flet në ngjarjen e MCC në prani të George W Bush: SHBA-ja është në ADN-në e suksesit të Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar në Shtetet e Bashkua...
-
Aktivisti i Vetëvendosjes e djẻgë kartelën e anëtarësimit: Rashë viktimë dhe votova për Albin Kurtin
Një aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje nga qyteti i Mitrovicës, Arsim Musa, e k...
-
Ushtria turke trajnon ushtarët e FSK-së për përdorimin e automjeteve luftarake Vuran
Forca e Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me ushtrinë turke kanë realizuar t...
-
Punëtorët e “Kosova Thëngjillit” protestojnë para qeverisë, kërkojnë vazhdimin e kontratave të punës
Dhjetëra punëtorë të “Kosova Thëngjillit”, kanë protestuar të martën para ndë...