10 ditë asnjë takim LVV – LDK, s’reshtin zotimet për koalicion
Autori: Gazeta inFokus 08:16 | 11 December 2019
Zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) kanë thënë të martën se në ditët në vijim do të ndodhë marrëveshja LVV – LDK për formimin e qeverisë së ardhshme.
Mirëpo krerët e këtyre dy subjekteve nuk kanë zhvilluar asnjë takim në 10 ditët e fundit. Nga LVV-ja kanë thënë se takimi i radhës do të ndodhë posa kreu i Vetëvendosjes të kthehet nga Gjermania, shkruan sot gazeta Zeri.
Nesër do të bëhen 10 ditë prejse LVV – LDK-ja kanë zhvilluar takimin e fundit lidhur me arritjen e marrëveshjes finale për bashkëqeverisje.
Pavarësisht faktit se nga këto dy subjekte ende nuk kanë bërë të ditur se kur do të mbahet takimi i radhës, zyrtarët e LVV – LDK-së kanë përsëritur sërish se marrëveshja mund të finalizohet gjatë kësaj jave.
Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se në momentin që kreu i partisë, Albin Kurti, të kthehet nga Gjermania do t’i dërgohet ftesa për takim kreut të LDK-së.
Ndërkohë nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë njoftuar se në takimin e radhës mes kryetarëve të partive përkatëse do të ndodhë pajtueshmëria rreth ndarjes së përgjegjësive brenda institucioneve.
Kërkesa kryesore e LDK-së drejtuar partisë së parë të dalë nga zgjedhjet, gjatë këtyre javëve, ka qenë lidhur me postin e presidentit, gjegjësisht që kjo pozitë t’i përkasë subjektit i cili aktualisht drejtohet nga Isa Mustafa.
Në anën tjetër gjatë së martës shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Natalyia Apostolova, ka bërë thirrje për formim të qeverisë së re.
Të tjera
-
Gjendet i vd*kur një burrë në Fushë Kosovë, policia nis hetimet
Është gjetur i vdekur një burrë në një banesë në Fushë Kosovë dje. Policia...
-
Kurti: Jam optimist për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shpjeguar se si do ta menaxhojë sfidën...
-
Osmani pret në takim përfaqësues të familjarëve të të zhdukurve të lu*tës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim përfaqësues të familjarëve...
-
Shqiptarët të pa interesuar për politikën
“Barometri” në Euronews Albania i ka pyetur në sondazhin e të premtes qytetar...
-
OSBE: Të zbardhet fati i të gjithë të zhdukurve
Në Kosovë sot po shënohet Dita Kombëtare e Personave të Zhdukur nga lufta e f...
-
Besnik Tahiri, Armend Muja dhe Abelard Tahiri, tre deputetët më aktiv në Kuvendin e Kosovës
Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin e monitorimit të punës...
-
Ganimete Musliu, Hykmete Bajrami e Kusari-Lila gratë deputete më aktive në Kuvendin e Kosovës
Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin e monitorimit të punës...
-
Qerkini: Brukseli ka stagnuar procesin e personave të pagjetur
Bajram Qerkini, kryetar i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëv...
-
Dita e të Zhdukurve, Osmani: Pl*ga e Kosovës do të mbetet e hapur derisa nuk kthehen të gjithë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën e të Zhdukurve ka thënë se kjo ...
-
Besnik Tahiri vlerësohet si deputeti më aktiv i Kuvendit të Kosovës
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, është vlerësuar si deput...
-
Knaus: Vuçiqi po bën fushatë të suksesshme kundër Kosovës në KiE
Kosovës iu miratua raporti pozitiv për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 1...
-
Thaçi: Ndjehem keq për fiaskon e Kurtit në Maqedoni, u vërtetua mungesa e autoritetit moral e të parit të Kosovës atje
Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, i cili në raundin e parë të zgjedhjeve presiden...