Sport

Reagon i shqetësuar Samir Ujkani për rrezikun që po i kanoset FFK-së

Autori: Gazeta inFokus 21:07 | 06 December 2019

Ngjarjet e fundit në FFK kanë ngjallur reagime të shumta ditëve të fundit në opinionin publik në Kosovë, shkruan Gazeta inFokus.

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës pas këtyre zhvillimeve që e prishin imazhin e futbollit në Kosovë kanë shkarkuar nga detyra z/sekretarin e FFK-së, Arianit Ahmetin.

Ahmeti u shkarkua pasi kishte vetkandiduar për kryetar të FFK-së dhe kishte shkelur rregullat morale e profesionale në FFK.

-Advertisement-

E pas gjithë këtyre zhvillimeve që mund ti kushtojnë shtrenjtë FFK-së, madje edhe me perjashtim nga garat e UEFA-s e FIFA-s ka reaguar kapiteni dhe portieri i kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani.

Ujkani u ka bërë thirrje të gjithëve që ti lënë anash interesat personale dhe të rreshtohen pas kombëtares në qëllimim për ta realizuar ëndrren, kualifikimim në Kampionatin Evropian ‘EURO’ 2020′.

Më poshtë keni reagimin e kapitenit të Kosovës./Gazets inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera