Rozë

‘Pres që punonjësit t’ia vënë flakët’, Flori Mumajesi reagon për pikën kufitare të Morinit

Autori: Gazeta inFokus 12:25 | 27 Nëntor 2019

Artisti Flori Mumajesi postoi në rrjetin e tij social shkrimin dedikuar tërmetit të fuqishëm që tashmë është bërë viral.

‘Sot ra pika kufitare e Morinit. Pres që nesër punonjësit t’ia vënë vetë flakët. Kujt i hyn në punë pika e kalimit kufitar në një korridor shtëpie?’ – shkruan Flori.

Më pas shprehet se askujt nuk i hyn në punë prerja e biletave në Kukës pasi Kosova ka paguar abonenë e përjetshme. Kujtojmë se Forcat Speciale të Kosovës i erdhën menjëherë në ndihmë popullit shqiptar për të nisur operacionet e kërkim-shpëtimit për të gjithë ata që kanë mbetur nën rrënoja.

-Advertisement-

‘Sot ranë festimet e Ditës së Flamurit. Kuptuam që festa më e madhe ende nuk ka ardhur. E festat ndahen me kë ndan dhembjen’, vijon Flori.

Shkrimi i tij përfundon duke thënë ‘Ua kthefshim në gëzime!’, ku shpreson që shteti i Kosovës të arrijë në Euro 2020.

Pas tragjedisë së djeshme, deri tani janë raportuar 29 të vdekur dhe mbi 600 të plagosur. Operacionet e kërkimit nuk janë ndalur për asnjë moment.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy