Djali 6-vjeçar “Fast and Furious” në autostradë, i jep makinës me 130 km/h-VIDEO
Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 19 November 2019
Një nënë po hetohet nga policia ruse dhe shërbimet e kujdesit ndaj fëmijëve pasi një video e djalit të saj duke ecur në rrugë me rreth 130 km/h u bë virale në internet.
Agina Altynbayeva vendosi 6-vjeçarin në timon e mjetit tip “Hyundai Solaris” dhe e lejoi të ngiste makinë në një autostradë bosh në rajonin e Tatarstan.
Pamjet tregojnë fëmijën në timon ndërkohë që makina arrin shpejtësinë 130 km/h. Përpos ngasjes në makinë nën moshë, djali tejkalon edhe limitin e shpejtësisë në rrugë prej 120 km/h.
Ndërsa nëna e tij 29-vjeçare reagoi ndaj kritikave në mediat sociale duke shkruar: “Jetoj siç dua. Nuk pendohem për asgjë. Jam e qetë për gjithçka. Nuk kam nevojë për komentet tuaja.
Unë nuk jam i interesuar për jetën tuaj private dhe do të dëshiroja që të ishte reciproke …Unë bëj gjithçka siç duhet, dhe nëse mendoni se nuk kam të drejtë, është problemi juaj”.
Autoritetet e policisë dhe kujdesit të fëmijëve filluan një hetim paraprak pas publikimit të videos së tij, tha Ministria e Brendshme Tatarstan.
“Para së gjithash, banori do të intervistohet nga oficerët e GIBDD (policia e trafikut rus) dhe do të merren përfundimisht masa të caktuara. Në rast se këto masa rezultojnë të pamjaftueshme, ne do të konsiderojmë ta ftojmë nënën në një takim”, tha një zëdhënës.
Më herët Altynbayeva u kritikua për një video tjetër, në të cilën voziste me një fëmijë në prehër.
Djali 6-vjeçar “Fast and Furious” në autostradë on Vidnews.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 5 maj
Kuvendi Komunal i Deçanit mban seancë solemne në përkujtim të heronjve, dëshm...
-
Kurti në konferencën e partive socialiste ku ishte edhe kancelari Scholz: Autokratët kanosin sigurinë e kontinentit tonë
Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka marrë pjesë në konferencën e Partis...
-
IKShPK-ja me aktivitete përgjatë Javës së Imunizimit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimi...
-
Hoxhaj: Kosova plotëson gjithë kriteret për KiE, por ka përpjekje për kushtëzim
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe njëherazi nënkryetari i Kuvendit, Enver ...
-
Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut i shtohen komunave arbëreshe në Kalabri
Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut, iu shtuan sot komunave arbëresh...
-
Abdixhiku në Gjilan: Me qytetarët po flasim hapur e po marrim mbështetje për programin tonë kombëtar
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bash...
-
“Të gjitha i gjetëm në magjistrale, por vetëm peshkun jo”, PDK: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn
Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës, sot përmes një aksioni ka shfaqur pak...
-
Ikja e mjekëve sfidë për institucionet
Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në ven...
-
Vetaksident në magjistralen Duhël-Suharekë, lëndohen dy persona
Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suhare...
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë serbe, e nuk janë të gatshëm t’i heqin masat Kosovës
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj deklaratave...
-
“Bajraktarët” e Shqipërisë nisin kontrollet nga ajri
Në ditët që vijnë do të nisin kontrollet e para nga ajri, përmes fluturimeve ...
-
Knaus: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
Ditët e fundit, Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe Kancelari gjerman Ol...