Si të ruani në ngrirje shegën dhe lëngun e saj
Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 15 November 2019
Shega është një frut i mrekullueshëm dhe plot vlera për shëndetin e njeriut. Ajo duhet konsumuar rregullisht gjatë gjithë vitit por fatkeqësisht stina e shegës nuk zgjat shumë.
Mënyra më e mirë për të përfituar vlerat e shkëlqyera të shegës është që ta ruani atë në ngrirje. Metodën e duhur mund ta mësoni duke lexuar më poshtë në këtë artikull.
Si Të Ruani Shegën Në Ngrirje
Në fillim duhet të zgjidhni frutat që kanë një lëkurë me ngjyrë të kuqe të errët dhe peshojnë. Ndajeni shegën në dysh dhe nxirrni kokrrat e saj si rubinë të kuq. Kokrrat e kuqe hidhini në një tas dhe më pas përgatituni për t’i futur në ngrirje.
Metoda e parë është të përdorni enën e akullit dhe t’i fusni kokrrat në kubikët e vegjël e më pas në ngrirje. Metoda e dytë është që të vendosni një shtresë me kokrra në një letër kuzhine dhe ta fusni në ngrirje. Pasi të jenë ngrirë kokrrizat, futini në qese plastike që mbyllen me zinxhir dhe më pas futini sërish në ngrirje. Këto metoda do të garantojnë që kokrrizat të mos ngjiten me njëra tjetrën.
Si Të Ruani Lëngun e Shegës Në Ngrirje
Shtrydheni shegën dhe lëngun hidheni në kubikët e akullit e më pas futeni në ngrirje. Copat e ngrira më pas futini në qese duke u siguruar se në të do të ketë sa më pak akull. Qesen futeni sërish në ngrirje. Kur të përgatisni lëngje të ndryshme frutash dhe perimesh mjafton të merrni një ose dy kubë me lëngun e ngrirë të shegës dhe të merrni lverat e duhura.
Për ata që janë të shqetësuar se ngrirja mund të ndikojë në përmbajtjen e antioksidantëve, ekspertët thonë se nivelet e tyre bien në total me 50 përqind si pasojë e ngrirjes. Kjo automatikisht nxjerr në pah rëndësinë e shegës së freskët, por fundja e fundit , sërish 50% antioksidantë është prapë më mirë se zero, ndaj përpiquni të ruani sa më shumë shegë për gjithë vitin.
Të tjera
-
OBSH: Shqipëria me numrin më të ulët të mjekëve për banorë në Evropë
Me tkurrjen e popullsisë, numri i mjekëve për banorë erdhi në përmirësim vite...
-
AAK shënon 24 vjetorin e themelimit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot e shënon përvjetorin e saj. AAK-ja u ...
-
Osmani merr pjesë në Akademinë Përkujtimore në përvjetorin e Masakrës së Studimes
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot në ora 12:00 merr pjesë në Akademinë...
-
Raporti i DASH-it diskutohet sot në Kuvendin e Kosovës
Pas seancës solemne, e cila i kushtohet komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra, de...
-
Moti në Shqipëri me vranësira dhe reshje shiu
Në Shqipëri moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Era do të fryjë me ...
-
Kuvendi i Kosovës sot mban seancë në nderim të Ilaz Kodrës
Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë një seancë solemne. Kjo seancë do t’i ku...
-
Kosova në hapat e fundit drejtë anëtarësimit në KiE
Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund ...
-
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mot do të jetë i vranë...
-
Mbahet mbledhja e Këshillit Ministror për Integrim Evropian
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë së bashku me zëvendëskryemini...
-
Parashikimi i motit për nesër
Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe interval...
-
Çka dihet deri tani për mosmarrëveshjen mes familjarëve që eskaloi në tentim vr asje
Tre persona janë plagosur dhe një është lënduar sot në një fshat të Podujevës...
-
A e keni ditur që shumica e kosovarëve nuk e shfrytëzojnë pushimin e plotë sipas Ligjit?
A s’ka punë? A s’ka puntorë? Është kjo fraza të cilën e kemi dëgjuar shumë...