Lajme

Versioni i Vetëvendosjes për takimin me LDK-në

Autori: Gazeta inFokus 17:17 | 31 October 2019

Lëvizja Vetëvendosjë ka shprehur qëndrimin e sajë në lidhje me takimin e mbajtur gjatë  kësaj të enjëte me LDK-në.

Vetëvendosje përmes një komunikate në faqen e tyre zyrtare  është shprehur se ky takim u zhvillua në një frymë pozitive dhe shumë konstruktive

Ndër të tjera VV ka konfirmuar takimin e radhës, ku sipas tyre do të mbahet gjatë ditës së hënë, ku temë diskutimi do të kenë arsimin dhe shëndetësinë./Gazeta inFokus/.

-Advertisement-

“Mbahet takimi i rradhës në mes Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe LDK-së

Sot, në selinë e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, u mbajt takimi i radhës i grupeve punuese të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, në të cilin u diskutua për sigurinë e jashtme dhe të brendshme, procesin e vetingut, ligjin për shqyrtimin dhe verifikimin e pasurisë së pajustifikueshme, trajtimin e krimeve të luftës dhe krijimi i mekanizmave shtetërorë për dokumentim e arkivim të krimeve të luftës në Kosovë, si dhe krijimi i një organi të posaçëm për hetime me qëllim të dekriminalizimit të institucioneve shtetërore.

Diskutimi u zhvillua në një frymë pozitive dhe shumë konstruktive. Për shumicën e çështjeve, u gjet pajtim i përbashkët. Grupet u dakorduan për detajizim edhe të disa çështjeve të tjera që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë.

Takimi i radhës, do të mbahet të hënën, ku do të diskutohet për arsimin dhe shëndetësinë.

30 tetor 2019
Lëvizja VETËVENDOSJE!”, shkruan Lëvizja VV. /Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera