Në Runikë mungojnë 450 fletëvotime të papërdorura
Autori: Gazeta inFokus 17:22 | 22 October 2019
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i rinumërimit të 529 vendvotimeve, ku deri më tani janë rinumëruar 408 vendvotime apo 77 për qind.
Ndonëse nga zyrtarë të QNR-së është thënë se procesi është duke vazhduar pa probleme, disa vëzhgues kanë thënë se në një vendvotim në Runik të Skenderajt mungojnë rreth 450 fletëvotime të papërdorura.
Koordinatori i QNR-së Burim Ahmetaj, tha se deri më tani procesi i rinumërimit është duke vazhduar pa probleme, derisa lidhur me mungesën e fletëvotimeve në Runik ai thotë se nuk posedojnë informacione të tilla.
“Procesi është duke rrjedhur normalisht, gjatë këtyre dy ditëve do të mundohemi që ky proces të kompletohet, në mënyrë që të vazhdojmë me numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta…Nuk kemi ndonjë informacion të tillë, por sido qoftë jemi ne procesin e rinumërimit do t’i shqyrtojmë të gjitha rastet dhe çdo rast, çdo diferencë nëse shohim ndonjë diferencë të tillë, atëherë do të hapet rasti i hetimit dhe do të nxirret raporti në bazë të të gjeturave. Mirëpo, aktualisht deri më tani nuk kemi ndonjë rast të tillë, por sidoqoftë, të gjitha këto raste do të shqyrtohen nëse do të ketë dhe do të përgatisim raport për to”, tha ai.
Ahmetaj thotë se sipas të gjitha gjasave procesi i rinumërimit të 529 vendvotimeve do të përfundojë deri të enjten.
“Besojmë që deri kah e enjtja ky proces do të mund të kompletohet, pastaj do të fillojmë me procesin e numërimit të votave me kusht dhe me nevoja të veçanta”, tha ai.
Koordinatori Ahmetaj nuk ka hedhur poshtë mundësinë që QNR të propozojë edhe vendvotime të tjera për t’u rinumëruar.
“Pjesa më e madhe e vendvotimeve për shkak të mospërputhjes në bazën e të dhënave tashmë veçse janë sjell këtu për t’u rinumëruar. Kjo është pjesa më e përgjithshme, pjesa më e madhe që ka pasur probleme. Aktualisht nuk kemi ndonjë vendvotim që mund të ketë probleme të natyrës së njëjtë, mirëpo para se të finalizohen të gjitha rezultatet do t’i bëjmë të gjitha kontrollet e më shumë se 250 mijë vendvotimeve, qoftë votat për subjektet, qoftë për kandidatët, në mënyrë që t’i kemi të gjitha rezultatet dhe të dhënat e sakta. Nuk përjashtohet mundësia që mund të dalë ndonjë vendvotim nga këto kontrolle, mirëpo në këtë sasi çfarë e kemi pasur deri më tani nuk do të ketë. Pasi t’i bëjmë kontrollet do të shohim se gjithçka përputhet atëherë ndoshta edhe nuk do të ketë, mirëpo ndoshta edhe mund të ketë”, tha ai.
Ndryshe, nga 529 vendvotime sa kanë shkuar në rinumërim, 149 vendvotime kanë shkuar në rinumërim për shkak se shënimi ka qenë jo i saktë i subjekteve politike, ndërsa 24 vendvotime me probleme teknike të cilat nuk kanë mundur të procesohen në bazën e të dhënave.
Po ashtu, në rinumërim kanë shkuar edhe 81 vendvotime ku subjekti nuk ka pasur vota ndërsa kandidatët kanë pasur vota, pastaj 89 vendvotime rinumërohen, pasi kandidati ka më shumë vota se subjekti dhe 187 ku kandidatët kanë më shumë vota se sa subjekti.
Numri i votave me kusht në nivel vendi është rreth 26 mijë e 400, ndërsa i atyre të personave me nevoja të veçanta është rreth 2 mijë e 150. Këto vota do t’i nënshtrohen kontrolleve, krahasimeve dhe verifikimeve me votuesit e rregullt dhe atëherë do të qartësohet se sa prej tyre aprovohen dhe sa refuzohen. Vetëm fletëvotimet e aprovuara numërohen.
Të tjera
-
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros
Paketat turistike për këtë sezon veror pritet të jenë më të shtrenjta krahasu...
-
Zhduket 30 vjeçarja nga Ferizaj – familjarët kërkojnë ndihmë, Policia në kërkim të saj
Mëngjesin e së hënës është zhdukur një vajzë 30 vjeçare nga Ferizaj. Lajmi u ...
-
DASH: Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër
Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Gabriel Escobar nuk është shkarkuar nga ...
-
Ish-koloneli i policisë: Bandat serbe po e vazhdojnë strategjinë e tyre me sulmet ndaj PK-së dhe KFOR-it
Rrahman Sylejmani, ish-kolonel i Policisë së Kosovës, ka thënë se sulmet që p...
-
“Kemi bërë 4 arkivolë, nusen do e përcjellim me 3 fëmijët”, flet vëllai i Edison Arrazit: Nuk është ushtruar dhunë…
Flet Edison Arrazi, vëllai i të dyshuarit Erdgys Arrazi: Është një ngjarje sh...
-
Gërvalla: Paqja në Evropë mund të sigurohet vetëm duke ndalur të gjithë së bashku Rusinë dhe Serbinë
Duke diskutuar rreth temës “Siguria Rajonale – Sfidë për Evropën”, bashkë me ...
-
Rrëfimi tronditës i babait të Alma Arrazit: Çfarë u kanë parë sytë atyre fëmijëve
Teksa rrëfente mbi jetën e trishtë që kishte e bija, babai i Alma Bushati Arr...
-
Aksident i rëndë trafiku mes dy veturave në Drenas, njëra shihet e rrotulluar
Aksidentet e trafikut në rrugët e vendit nuk kanë të ndalur, ku si pasojë për...
-
Takohen liderët Kinë – Francë – BE
Gjatë paradites të së hënës, Presidenti i Kinës Xi Jinping u takua në Pallati...
-
Kurti uron goranët: Kontributi juaj mbetet i rëndësishëm, i veçantë dhe i çmueshëm – askush nuk do të lihet pas
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar me rastin e Ditës së Goranëve. ...
-
Gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë të Alma Arrazit
Me lot në sy, ministri i Brendshëm Taulant Balla ka dhënë lajmin e hidhur për...
-
Çitaku për reagimet ndaj Escobarit: Mjerim politik
Anëtarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar lidhur me diskutimet rreth largimi...