Pse disa persona nuk shëndoshen edhe pse hanë shumë?
Autori: Gazeta inFokus 17:50 | 16 September 2019
Personat që janë të dobët edhe duke ngrënë shumë kanë qeliza adipoze(të dhjamit) më efikase dhe aktive, që në praktikë arrijnë ta shkrijnë dhjamin para se të mblidhet në organizëm.
Lajmi njoftohet nga një skuadër ndërkombëtare kërkimi e drejtuar nga shkencëtarë të Endokrinologjisë, Diabetit, Metabolizmit dhe Shqetësimeve nga ushqimet në Spitalin Universitar të Saint Etienne (Francë) dhe të Nestle Research -EPFL Innovation Park (Zvocër).
Shkencëtarët, me në krye profesorët Natacha Germain dhe Nele Gheldof, arritën në përfundimet e tyre pasi analizuan kampionë biologjik të marrë nga 30 femra dhe meshkuj të karakterizuar nga “formim i dobët”, dmth me një BMI ( Body Mass Index – Tregues i Masës Trupore) <18kg / m2. Të dhënat u krahasuan me ato të një grupi tjetër prej 30 personash me BMI nga 20 – 25 kg / m2. Mes kampionëve të marrë kishte ind dhjamor i bardhë nga stomaku, urina, feçe dhe gjaku si qëllim indentifikimin e proceseve molekulare që mbrojnë nga shëndoshja. Nga analizimi i kampionëve rezultoi se pjesëmarrësit kishin qeliza dhjamore gjenetikisht më efikase, më të shumta dhe me përmasa rreth 40 % më të vogla se ato të grupit tjetër. Siç mëson noa.al, në brendësinë e tyre, përveç të tjerave, mitokondria, -centralet energjike të qelizave – rezultuan shumë më aktive. Të gjitha këto karakteristika garantonin mbajtjen e një trupi të dobët edhe duke ngrënë shumë e duke bërë pak aktivitet fizik, duke djegur dhjamin para se ai të mblidhet. Detajet e kërkimit janë publikuar në revisten shkencore The American Journal of Clinical Nutrition.
Të tjera
-
Menduh Thaçi për Taravarin: Po a e dini sa ka vjedhë ai?
Menduh Thaçi i PDSH-së tha se ish-kandidati për president Arben Taravari “ka ...
-
Kurti takoi sot shefin e OSBE-së në Kosovë dhe ambasadorin e Zvicrës
Kryeministri Albin Kurti, ka mirëpritur gjatë ditës së sotme shefin e OSBE-së...
-
Lladrovci për Luan Haradinajn: Luani i UÇK-së, shtigjet e lirisë i njihte cep më cep, si fletë të historisë, ai i dinte përmendësh
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe bashkëluftëtar të tjerë k...
-
Maqedonci: Evropa duhet të jetë e gatshme ndaj kërcënimeve të Rusisë
Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e P...
-
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros
Paketat turistike për këtë sezon veror pritet të jenë më të shtrenjta krahasu...
-
Zhduket 30 vjeçarja nga Ferizaj – familjarët kërkojnë ndihmë, Policia në kërkim të saj
Mëngjesin e së hënës është zhdukur një vajzë 30 vjeçare nga Ferizaj. Lajmi u ...
-
DASH: Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër
Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Gabriel Escobar nuk është shkarkuar nga ...
-
Ish-koloneli i policisë: Bandat serbe po e vazhdojnë strategjinë e tyre me sulmet ndaj PK-së dhe KFOR-it
Rrahman Sylejmani, ish-kolonel i Policisë së Kosovës, ka thënë se sulmet që p...
-
“Kemi bërë 4 arkivolë, nusen do e përcjellim me 3 fëmijët”, flet vëllai i Edison Arrazit: Nuk është ushtruar dhunë…
Flet Edison Arrazi, vëllai i të dyshuarit Erdgys Arrazi: Është një ngjarje sh...
-
Gërvalla: Paqja në Evropë mund të sigurohet vetëm duke ndalur të gjithë së bashku Rusinë dhe Serbinë
Duke diskutuar rreth temës “Siguria Rajonale – Sfidë për Evropën”, bashkë me ...
-
Rrëfimi tronditës i babait të Alma Arrazit: Çfarë u kanë parë sytë atyre fëmijëve
Teksa rrëfente mbi jetën e trishtë që kishte e bija, babai i Alma Bushati Arr...
-
Aksident i rëndë trafiku mes dy veturave në Drenas, njëra shihet e rrotulluar
Aksidentet e trafikut në rrugët e vendit nuk kanë të ndalur, ku si pasojë për...