Një muaj paraburgim për personin që dyshohet se dhunoi dhe vrau 11-vjeçarin nga Fushë-Kosova
Autori: Gazeta inFokus 15:06 | 18 July 2019
Një muaj paraburgim i është shqiptuar S.O., i dyshuar për dhunimin dhe vrasjen e 11-vjeçarit nga Fushë-Kosova
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.Osmanit për shkak të veprave penale ‘Vrasja e rëndë’ dhe ‘Dhunim’ të 11 vjeçarit në Fushë Kosovë.
Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurit S.O. i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.
“Gjykata ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit nga neni 187 par.1 nën par.1.2, pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së, për faktin se nëse i pandehuri do të gjendej në liri i njëjti mund të ik, të fshihet me qëllim të shmangies nga procedura penale, mund të asgjësojë, fshehë, ndryshojë ose falsifikojë provat e veprës penale, mund të ndikojë në dëshmitarë dhe ekziston rreziku i përsëritjes së veprës së njejtë apo të ngjashme penale. Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Gjatë ditës së sotme edhe dy fëmijë, të komunitetit rom, janë intervistuar në stacionin e policisë në Fushë-Kosovë, në cilësinë e viktimave të cilët dyshohet se janë dhunuar seksualisht nga 20-vjeçari S.Osmani.
Të tjera
-
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar pas sulmit në Banjskë
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka kërk...
-
Moti sot me diell, temperaturat deri në 17 gradë Celsius
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell e me vranësira të shpërndara. ...
-
Kusari-Lila: Dërgimi i draftit të Asociacionit në Kushtetuese s’është kusht para votimit në KiE
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila, ka ...
-
Hamasi po shqyrton propozimin Izraelit për armëpushim në Gazë
Përfaqësues të grupit të militantëve të Hamasit thanë se kishte marrë të shtu...
-
Presidentja uron Sierra Leonen për pavarësi
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për D...
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu),...
-
“Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë shumë e lartë”, koordinatorja e OKB-së e kënaqur me procesin
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Arnhild Spence, ka thënë se procesi i re...
-
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin nd...
-
Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil,...
-
Mehaj vlerëson se institucionet kanë bërë “punë modeste” për argumentimin e gjenocidit serb
Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve t...
-
Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg
Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta p...