1 Maji, protesta në Prishtinë dhe Han Elez
Autori: Gazeta inFokus
07:39 | 01 Maj 2019
Sot me rastin e Ditë së Punëtorëve, 1 Majit, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë prej orës 11:00 do të mbahet protestë e organizuar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) me kërkesat për Marrëveshjen Kolektive, për rritje të pagës minimale, për skema pensionale si dhe për sigurime shëndetësore.
Në këtë protestë kanë konfirmuar se do të marrin pjesë edhe punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), por me kërkesa të veçanta, që punëtorët e KEK-ut mos të janë të përfshirë në ligjin për paga, të aprovohet Marrëveshja Kolektive, njohja e përvojës së punës gjatë viteve 90-99 dhe njohja e sëmundjes profesionale më ligj që merren në vend të punës.
Po ashtu për Ditën Ndërkombëtare të Punës, protestë do të mbahet edhe në Han të Elezit nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve dhe Shoqërisë Aksionare të katër fabrikave aksionare të Kombinatit “Sharri”.
Kryetari i BSPK-së Avni Ajdini thotë se në protestën e 1 Majit, do të adresohen dhe kërkesat për sigurinë dhe shëndetin në punë, ngaqë në vazhdimësi është duke u rritur numri i viktimave në vendin e punës.Ajdini thotë se sektori privat është një problem serioz dhe qeveria me inspektoratin e saj duhet të angazhohen me seriozitet të lartë rreth kësaj çështje.
Kryetari i BSPK-së ka kërkuar nga punëtorët që të marrin pjesë në protestën njëorëshe dhe pastaj të festojnë në Gërmi dhe në vendet bregdetare.
Po ashtu më 1 Maj në ditën e punëtorëve Kuvendi i Këshillit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve dhe Shoqërisë Aksionare të Kombinatit “Sharri”, ka paralajmëruar protestë duke filluar prej orës 12:00 para portës së çimentores në Han të Elezit, me qëllim që të kundërshtohet forma e privatizimit ilegal që i është bërë kësaj ndërmarrje.
Përfaqësuesi më i lartë i katër kompanive “Çimento”, “Salloniti”, “Lepenci” dhe “Silcapori”, Xheladin Laçi iu ka bërë thirrje të gjithë punëtorëve të kombinatit “Sharri” që masovikisht t’i përgjigjen kësaj proteste.
Sipas tij, ish AKM-ja, tani AKP-ja dhe Agjencioni i Lartë i Likuidimi po i mbanë peng këto katër njësi të kombinatit “Sharri”.
Laçi tha se kërkesa e vetme është që kombinatit “Sharri”, t’i kthehet statuti si shoqëri aksionare dhe 1 mijë e 100 punëtorë të larguar me dhunë në formë kolektive në vitin 2010, t’i kthehen punës.Nënkryetari i Sindikatës së Re të Korporatës Energjetike të Kosovës (SR-KEK), Nexhat Llumnica thotë për Kosovapress se kërkesë kryesore e tyre është që Korporata Energjetike e Kosovës përkatësisht punëtorët e KEK-ut mos të janë në ligjin për paga, të aprovohet Marrëveshja Kolektive, njohja e përvojës së punës 90-99 dhe Njohja e sëmundjes profesionale më ligj që merren në vend të punës.
“Ne nuk do të protestojmë në Obiliq, por kemi protestë së bashku me BSPK-në, mirëpo secila degë kemi kërkesat e veçanta. Pra, prej orës 11:00 më 1 maj ftoj jo vetëm punëtorët e KEK-ut, por të gjithë qytetarët e pa punë dhe punëtorët të shprehim pa kënaqësinë tonë lidhur më drejtat e punëtorëve në Kosovë”, thotë Llumnica.
Ndërsa, këshilltari i kryeministrit, Haki Shatri thotë se është e drejtë e punëtorëve të protestojnë dhe të dalin me kërkesat e tyre të cilat pastaj do të shqyrtohen nga Qeveria.
Shatri thotë se çështja e punësimit dhe problemeve sociale, dhe të gjitha çështjet që lidhen me mirëqenien ose rritjen e mirëqenies të popullsisë, do të trajtohen në kuadër të krijimit të kushteve për zhvillim më dinamik, si vit i ekonomisë, i shpallur nga kryeministri.
Ndryshe, punëtorët e sektorit të ndërtimtarisë janë më të rrezikuarit. Gjatë vitit të kaluar 22 persona kanë humbur jetën në vendin e punës, ndërkohë që lëndime të rënda kanë pësuar 104 persona. Kjo dukuri është në rritje edhe në vitin 2019.

T� tjera
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
































