Atalanta mposht Fiorentinën dhe kalon në finalen e Kupës së Italisë
Autori: Gazeta inFokus 09:27 | 26 April 2019
Atalanta do të jetë skuadra që bashkë me Lazion do të përballen në finalen e Kupës së Italisë, e planifikuar për mbrëmjen e 15 Majit, në Romë.
Bergamaskët mposhtën Fiorentinën me rezultatin 2-1 mbrëmjen e sotme dhe u kualifikuan me rezultatin e përgjithshëm 5-4, pasi ndeshja e parë në Firence kishte përfunduar në barazim 3-3.
Skuadra e drejtuar nga Vincenzo Montella kaloi e para në avantazh, teksa Muriel mori një pasim nga Chiesa dhe shënoi që në minutën e tretë.
Megjithatë Atalanta reagoi shpejt dhe në minutën e 14′ riktheu baraspeshën me anë të sllovenit Iliçiç, që ekzekutoi saktë një 11-metërsh.
Golin e sigurisë për Atalantën e shënoi kapiteni Gomez në minutën e 69′, me një gjuajtje nga distanca, që u grushtua keq nga portieri i Fiorentinës dhe u ndal në rrjetë.
Titullar në sfidën e sotme për Atalantën ishte edhe mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Berat Gjimshiti, ndërsa Etrit Berisha e ndoqi sfidën nga stoli, por mund të ketë një duel në distancë në finale, me Thomas Strakoshën.
Të tjera
-
Vdẻs një grua në aeroportin “Adem Jashari”, gjendja iu keqësua në aeroplan
Një grua ka vdekur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. ...
-
Hoti: Qeveria emëron anëtaren e Bordit të OSHP-së pa konkurs publik
Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për vendimet q...
-
Plas sherri në parlamentin e Gjeorgjisë, deputetja godet kolegun me shishe në kokë/PAMJE
Mediat e huaja raportojnë se një deputete në Gjeorgji goditi sot kolegun e sa...
-
Gazeta daneze “Altinget”: Marrëveshja për 300 qelitë, Danimarka mund të mashtrohet nga Kosova
Në një artikull të gazetës daneze “Altinget” mbi marrëveshjen ndërmjet Danima...
-
Vogëlushi kosovar dënohet me 2500 franga, shkak ‘selfie’ me Granit Xhakën
2 mijë e 500 franga apo (2 mijë e 557 euro e 95 centë). Kaq i kushtoi një ...
-
Për 1 Maj mbyllen rrugët e veturave për Gërmi
Komuna e Prishtinës ka vendosur që për 1 Maj, Ditën e Punëtorëve, të ndalohet...
-
Florin Krasniqi në kontest me Malin e Zi, kërkon 28 milionë euro
Biznesmeni amerikan me origjinë nga Kosova, Florin Krasniqi, paditi Malin e Z...
-
Gërvalla në Bruksel, merr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të BE-së, do flasë për procesin e anëtarësimit të Kosovës në KiE
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika...
-
Ushtria ruse ‘ka humbur’ 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë – humbje të mëdha edhe në armatim
Humbjet totale luftarake të Rusisë në Ukrainë nga 24 shkurt 2022 deri më 30 p...
-
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analistja amerikane Ivana Stradner: Presidenti i Serbisë sapo tha se është i çmendur
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq humbi plotësisht kontrollin gjatë një pyetje...
-
“Mos të vonohemi, mund të krijohet perdja e re e hekurt”, Michel: Ballkani Perëndimor duhet të anëtarësohet sa më shpejt në BE
Bashkimi Europian duhet të zgjerohet ose rrezikon të përballet me një perde t...
-
El Niño po i afrohet fundit. A do të thotë kjo se temperaturat globale do të ulen në vitin 2024?
2023-shi u konfirmua si viti më i nxehtë në histori, i nxitur si nga ndryshim...