Avioni përplaset me shtëpinë dhe merr flakë, 6 të vdekur-Video
Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 18 April 2019
Një avion turizmi u rrëzua në një zonë të banuar duke u përplasur me një shtëpi, në zonën e Puerto Montt të Kilit.
Ngjarja ndodhi pak pasi mjeti ishte ngritur në fluturim paraditen e kësaj të marte, duke bërë që të marrë flakë. Si pasojë e përplasjes gjetën vdekjen që të gjashtë personat që ndodheshin në bord, përfshirë dhe pilotin.
Ngjarja e rëndë ndodhi në rajonin e Los Lagos, ku avioni u përplas me një ndërtesë dy katëshe, duke e shkatërruar të gjithën, por që fatmirësisht në momentin e ngjarjes nuk kishte njeri brenda.
U desh ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për vënien e situatës nën kontroll. Aktualisht po hetohet për të zbuluar nëse avioni u rrëzua për shkak të një defekti teknik apo një gabimi njerëzor, shkruan noa.al.
Avioni i turizmit ishte nisur nga aerodromi privat La Paloma drejt zonës së Ayacara, në komunën Chaiten, por u përplas pak pas ngritjes në fluturim, duke bërë që katër burra dhe dy gra të gjejnë vdekjen, që të gjithë anëtarë të ekuipazhit.
Avioni përplaset me shtëpinë dhe merr flakë, 6 të vdekur on Vidnews.
Të tjera
-
​Ngjarjet e datës 8 maj
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në 25-vjetorin e masakrës ...
-
Gazetarja Ardiana Thaçi Mehmeti cak i sulm*eve në grupin Albkings
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim të thellë i ka përcjellë rap...
-
Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk duhet të merren si të mirëqena
Siguria dhe stabiliteti i shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren...
-
Hamiti: Imazhi i Kosovës më i keqi në historinë e vendit, ky është ndryshimi që bënë Vetëvendosje e Guxo
Muhamet Hamiti, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
-
Lajçaku takon asistentin special të Bidenit, flasin për raportet BE-SHBA
I dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav L...
-
Ndahet nga jeta infermieri dhe veterani i UÇK-së
Ish-veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe infermieri Skender Hoti, ng...
-
Behrami: Kurti është mjeshtër i manipulimit publik, krejt ka me i pranu
Sipas analistit Artan Behrami, kryeministri Albin Kurti është “mjështër i man...
-
Tubimi me rininë në Prishtinë, Abdixhiku përmend zgjedhjet: LDK e mobilizuar, e fortë përballë secilës betejë
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, thotë se partia që ai udhëheq është e g...
-
Osmani tregon për takimet në Samitin e Biznesit SHBA-Afrikë: Mundësi e vlefshme për të nxitur më shumë bashkëpunim
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Samitin e Biznesit SHB...
-
Maqedonci: Serbia po vazhdon me qasje agresore ndaj Kosovës
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, duke folur në panelin “Mision...
-
Kurti: Dragashi dhe Graçanica janë përzgjedhur për të përfituar nga procesi i zvogëlimit të barrës administrative
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Dragashi dhe Graçani...
-
LDK: Keqardhje për këtë Qeveri që ka degraduar marrëdhëniet me ndërkombëtarët
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj t...