Haradinaj nuk i mbyll të gjitha lojërat e fatit
Autori: Sylejman Sylejmani
15:52 | 25 March 2019
Të martën Qeveria e Kosovës në rend dite ka shfuqizimin e ligjit ekzistues dhe ndalimin e lojërave të fatit.
Këtë gjë e ka konfirmuar vet kryeministri, Ramush Haradinaj, shkruan Gazeta inFokus.
“Të nderuar qytetarë, për Mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, Zyra e Kryeministrit ka përgatitur ligjin, i cili do të shfuqizojë ligjin ekzistues dhe do të ndalojë lojërat e fatit”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.
Megjithatë, Gazeta inFokus ka mësuar se jo të gjitha lojërat e fatit do të mbyllen.
Lotaria e Kosovës do të hiqet nga lista e lojërave të fatit të cilat do të mbyllen me shfuqizimin e ligjit tanishëm.
“Me këtë Ligj ndalohen të gjitha lojërat e fatit me përjashtim të Lotarisë së Kosovës”, thuhet në një nen të ligjit të siguruar nga Gazeta inFokus.
Për këtë çështje, Gazeta inFokus ka kontaktuar edhe me Lotarinë e Kosovës.
Në një përgjigje, ata kanë thënë se nuk kanë njohuri se a do të mbyllen apo jo.
Megjithatë, shpresojnë që kjo të mos ndodhë.
“Shpresojmë që të mos e përfshijë Lotarinë e Kosovës pasi që ajo është Shoqëri Aksionare (sh.a.) pronare e së cilës është vet Qeveria e Kosovës, është anëtare e Lotarive Evropiane si dhe është e certifikuar nga Lotaritë Evropiane për Organizimin me Përgjegjësi Shoqërore. Deri më tani nuk kemi pas ndonjë takim zyrtar dhe jemi në pritje të mbajtjes së një takimi në të ardhmen e afërt”, thuhet në përgjigjen e Lotarisë për Gazetën inFokus.
Gjatë ditës në media është raportuar se do të mbyllet edhe Lotaria e Kosovës.
E ministrat e kryeministrit Haradinaj kanë pranuar një raport prej 19 faqesh nga Shoqata e Lojërave të Fatit.
DOKUMENT: kockaret_watermark (1)
‘Kockarët’ kanë renditur argumentet e tyre se pse këto lojëra nuk duhet të mbyllen.
Gazeta inFokus e ka siguruar këtë raport dhe ka filluar t’i publikojë disa pjesë të tij. /Gazeta inFokus

T� tjera
-
U zhduk katër ditë nga familja strehuese nga Ferizaj, 13-vjeçari dërgohet në strehimore
Një 13-vjeçar nga Deçani, i strehuar në një familje në Ferizaj, u largua nga ...
-
Temperatura nën zero në Kosovë të premten, gjatë ditës deri në 11 gradë Celsius
Të premten në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët, me intervale kohore me die...
-
Hykmete Bajrami e gatshme të përballet me Përparim Ramën për kreun e LDK: S’tërhiqem për shkak të kandidaturave tjera
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shprehur interesim për të kandiduar p...
-
Bajrami ngre dyshime se ‘mafia energjetike’ përfiton nga importi i lartë i energjisë: Është punë e Prokurorisë të hetojë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ftuar në Pressing në T7, tha; “kam qen...
-
Papastërtia në shkollat e Prishtinës, komuna thotë se ka arritur marrëveshje me punëtorët grevistë
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është arritur marrëveshje me Sindikatën dh...
-
Gazetari Elton Tozaj, publikon fotografinë: “Nuk më ndalni dot”
Pas raportimit të Gazetës Infokus për rrahjen e tij, Elton Maksi Tozaj publik...
-
EKSKLUZIVE: Rrihet në Gjermani gazetari shqiptar Elton Maksi Tozaj
Gazetari i njohur shqiptar, Elton Maksi Tozaj, njëherësh autor dhe moderator ...
-
Çfarë nënkuptojnë rezultatet e zgjedhjeve në SHBA për luftën e Trumpit me Iranin
Presidenti amerikan, Donald Trump, i kaloi javët e fundit të fushatës për zgj...
-
Apeli ia rrit dënimin nga 7 në 10 vjet burgim të akuzuarit për tentim vrasjeje të gruas dhe vajzës së mitur
Gjykata e Apelit ia rriti dënimin Bashkim Gashit nga 7 vjet e 6 muaj burgim, ...
-
Bekim Çollaku rrëfen për orët kritike bashkë me Hashim Thaçin para nisjes për Hagë më 5 nëntor
Ish-shefi i Stafit të Hashim Thaçit, Bekim Çollaku, në një rrëfim në FRONTAL ...
-
Grabitje në një objekt afarist në Gjakovë
Vlera Krasniqi, zëdhënëse në policinë rajonale të Gjakovës, konformoi se sot ...
-
Gjashtë vjet nga arrestimi, Thaçi me mesazh nga Haga: “Do të dal me çdo qelizë time i pastër si loti”
Në gjashtëvjetorin e arrestimit të tij nga Gjykata Speciale në Hagë, ish-pres...
































