Gjilan do të implementohet projekti të rinjtë në Ndërmarrësi
Autori: Gazeta inFokus 11:44 | 22 February 2019
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në takim pune përfaqësuesit e Instituti për Zhvillim dhe Integrim, të cilëve u ka dhënë mbështetjen maksimale në zhvillimin e projekteve që kanë të bëjnë me idetë inovative dhe ndërmarrësisë së qëndrueshme.
Në këtë takim u diskutua për implementimin e projektit “Promovimi i ideve Inovative nga të rinjtë në Ndërmarrësi”.
Përmes angazhimit të përbashkët planifikohet që të hapet konkurs për përgatitjen e 25 të rinjëve të Komunës së Gjilanit përmes trajnimeve falas për module të ndryshme që nga hyrja në ndërmarrësi, plan biznesi, marketing dhe planifikim financiar, pastaj hartim të biznesplaneve, aftësimin në ngritjen e fondeve dhe paraqitja e ideve innovative.
Kryetari Haziri ka thënë se gjithmonë Komuna e Gjilanit është një mbështetëse e projekteve dhe nismave që kanë të bëjnë me angazhimin e të rinjëve në punësim, inovacion, apo ndërmarrësi dhe kështu pretendohet që të kemi mundësi më të mëdha për të rinjtë, angazhimin e tyre si dhe ndikimin në zhvillimin ekonomik lokal.
E nga ana e tyre përfaqësuesit e Institutit për Zhvillim dhe Integrim si dhe ata për edukimin në ndërmarrësi, kanë prezantuar projektin, fushat të cilat do të trajtohen, pastaj edhe pretendimet që mendohet të arrihen në kuadër të zhvillimit ekonomik dhe nxitjes së proejteve ku gjenerohen vende pune.
Të tjera
-
Iraku miraton ligjin kundër marrëdhënieve të së njëjtës gjini, deri në 15 vjet burg
Parlamenti i Irakut ka miratuar një ligj që dënon marrëdhëniet e të njëjtës g...
-
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar pas sulmit në Banjskë
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka kërk...
-
Moti sot me diell, temperaturat deri në 17 gradë Celsius
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell e me vranësira të shpërndara. ...
-
Kusari-Lila: Dërgimi i draftit të Asociacionit në Kushtetuese s’është kusht para votimit në KiE
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila, ka ...
-
Hamasi po shqyrton propozimin Izraelit për armëpushim në Gazë
Përfaqësues të grupit të militantëve të Hamasit thanë se kishte marrë të shtu...
-
Presidentja uron Sierra Leonen për pavarësi
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për D...
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu),...
-
“Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë shumë e lartë”, koordinatorja e OKB-së e kënaqur me procesin
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Arnhild Spence, ka thënë se procesi i re...
-
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin nd...
-
Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil,...
-
Mehaj vlerëson se institucionet kanë bërë “punë modeste” për argumentimin e gjenocidit serb
Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve t...