Koke: Kurrë mos e konsideroni një ekip italian të vdekur, aq më tepër Juventusin
Autori: Gazeta inFokus
09:49 | 21 Shkurt 2019
Koke tha se VAR do t’ia japë Alvaro Moratës një gol një ditë, pasi sulmuesi i Atletico Madridit shënoi me kokë, por pamjet televizive ia anuluan atë ndaj Juventusit. Morata mendoi se e bëri “sefte” tek Atletico Madrid, të mërkurën, në fitoren 2-0, por VAR hodhi poshtë gjithçka.
26-vjeçari, të cilit iu mohua një gol nga VAR edhe në humbjen e derbit të La Liga-s ndaj Real Madridit, më 9 shkurt, shënoi ndaj Szczesny dhe festoi me pasion, por rishikimi i rastit zbuloi se kishte shtyrë Giorgio Chiellini, duke bërë faull. Mesfushori i Atletico Madridit, Koke, iu tha gazetarëve:
“Më në fund, një ditë VAR do t’ia japë Moratës një gol. Ai ka shënuar dy gola, që i janë anuluar. Ne duhet t’i respektojmë vendimet, të shënojmë më shumë gola në rast se anulohen. Jemi shumë të lumtur për fitoren, por nuk ka mbaruar asgjë. Ne e njohim cilësinë e Juventusit, potencialin e tij. Bardhezinjtë kanë një nga ekipet më të mira në botë.
Jemi të kënaqur me rezultatin, por asgjë nuk është vendosur ende. Kemi nevojë për një tjetër ndeshje të përsosur në kthim, që të kualifikohemi. Juventusi është një nga më të mirët në botë. Kurrë nuk duhet ta paramendoni një ekip italian të vdekur, aq më tepër Juventusin. Do të përpiqemi të luajmë një ndeshje perfekte në Torino, ashtu siç bëmë sot”.

T� tjera
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...

































