Lajme

Ramush Tahiri: Kosova dhe Serbia presin rezultate të ndryshme nga dialogu

Autori: Gazeta inFokus 08:12 | 11 February 2019

Analisti politik Ramush Tahiri, vlerësoi se dialogu Kosovë-Serbi ka hasur në një pikë ky të dyja vendet nuk po arrijnë të vendosin se për çfarë të bisedojnë.

Tahiri tha se procesi i dialogut lidhet ngushtë edhe me mospajtimet e brendshme politike në Kosovë.

“Pritjet e të dyja palëve janë të mëdha dhe të ndryshme nga rezultati i këtij dialogu. Për Kosovën janë edhe mospajtimet e brendshme që dalin në skenë herë pas here”.

-Advertisement-

“Ka mospajtim të spektrit politik në vend. Kjo tregon se nuk janë në nivel të detyrës, nuk e kuptojnë rendësin e dialogut, nuk janë të përgatitur dhe e shfrytëzojnë pashpirtërisht këtë çështje për interesa personale”.

Ai në një intervistë gjithashtu tha se mospjesëmarrja e opozitës në ekipin e dialogut nuk nënkupton me doemos se nuk janë pjesë të këtij procesi.

Sipas tij, opozita gjithmonë është një zë kritik dhe një mekanizëm kontrollues i këtij procesi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera