Pasi “u ngut” me deklaratën për vajzën e mitur, Izmaku sqaron pozicionimin e saj rreth rastit të Drenasit
Autori: Gazeta inFokus 18:50 | 08 February 2019
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku ka reaguar pas raportimit në media se ajo kishte thënë se “nuk është mirë që i është dhënë publicitetit i madh” rastit të vajzës nga Drenasi.
Megjithatë, ajo ka deklaruar se ndjen keqardhje të thellë për vajzën e mitur e të keqpërdorur, siç çdo qytetar i këtij vendi.
“… ndihem keq qe ky abuzim ka ndodhur nga njerëz qe normalisht ish deshtë te mbrohet viktima”, ka thënë ajo.
Reagimi i plotë:
Fillimisht dua te shpreh dilemen time qe ne raste te tilla te inicohen debate parlamentare, sepse vrulli i idese qe me cdo gje te bejme politike, nuk na prodhon rezultate me te mira pos moralizimeve
Cka do te ndodh pas kesaj séance? A do ta bejme me te lehte kete ngjarje? Une mendoje se JO.
Pervec qe do ta shendrrojme ne drama politike nje rast fatkeq te nje vajze te mitur nga nje personi i akuzuar, e qe fatkeqesisht ishte nje polic ne detyre, ne njeherit po kontribujme ne lekundjen e besimit ndaj nje institucioni qe na ka bere aq krenar viteve te fundit,sic eshte policia ! Pra, jam kunder idese qe rastet e tilla te vijne si debate ne parlament. Jam qe keto raste te diskutohen aty ku llogaria kerkohet drejteperdrejt, ne komisione parlamentare!
Megjithate, ne jemi ne séance sot dhe mendimi im lidhur me kete rast te keqperdorimit te shumefisht, eshte ky;
Ndjeje keqardhje te thelle per vajzen e mitur e te keqperdorur, sic cdo qytetar i ketij vendi, ndihem keq qe ky abuzim ka ndodhur nga njerez qe normalisht ish desht te mbrohet viktima!
Ndihem keq si nene e si grua, duke ditur edhe mentalitetin tone qe dijme te keqperdorim fatkeqesisht dhe ti lem nam nje familje, edhe ne fatkeqesi te tilla, ndersa mendoje qe ky rast ish desht te shkoje ne procedura te rregullta te organeve kompetente, e jo t’i japim ne verdiktin para drejtesise.
Sepse, kemi te bejme me nje rast e jo nje fenomen, kemi te bejme me nje polic te pandergjegjeshem, e jo me disa raste! Nuk kemi te bejme me nje keqsjellje te pergjithshme sepse une mbetem ne besimin, se perjashtuar raste inviduale, ne dhe une personalisht, besoje ne policine tone pafundesisht, ndjeje se me gjithe keto diskutime anekend mediave e sot ne parlament, I kemi bere te ndihen keq edhe ata qe po kryjne shume me nder punen e vet!
Andaj, kur po flasim per nje rast, asnjeri nga policet tane kudo qofshin, mos ta marre si sulm mbi ta!
Edhe mesuesit, kemi te bejme me nje mesues I cili ka keqperdorur misionin etij, si edukues, sepse te jesh mesues pertej nje pune per nje page, ka mbi vete nje mission ne jeten e nje femije e nje te riu!
Andaj, shumica nga ta ne punen etyre kane sjellje shembullore e ne jemi falenderues nder vite per perkushtimin, andaj ata sot nuk do te duhej te ndiheshin keq kur mediat dhe si ne kete kuvend, po e gjykojme nje rast e te shpresojme te jete i fundit, ku po permendet edhe nje mesues si rasti ne fjale!
Kujdesin mbetet te shtojme tek ligjet tona qe rregullojne keto fusha, ne edukim e riedukim, te bejme preventive per raste tjera, te ftojme policine tone qe ne raste te tilla kur njohin koleget e vet se mund te kene predispozita per sjellje jo etike, te lajmerojne organet kompente me kohe.
Jo vetem policine, por ne cdo institucion public shkolla, qerdhe, dhe vende ku mund te kete me shume mundesi per abuzime te tilla, mos te neglizhohen por te gjindet menyra qe te parandalohen edhe duke bashkpunuar me institucionet kompetente!
Edhe krejt ne fund, dhuna dhe keqperdorimi ndaj vajzave dhe grave, jo vetem ne situate te tilla kur mosha eshte minorene, por duhet trajtuar me shpejtesi dhe me drejtesi edhe ne cdo rast tjeter sepse fatkeqisht viteve te fundit kemi pasur shume raste qe kane perfunduar edhe me fatalitet!
Shpesh duke hezituar vete grate per ti paralajmeruar organet e edhe ne neglizhenca te organeve per te vepruar ne shpejtesi!
Kemi shume nevoje per edukim edhe te nenave qe nuk kane nje arsimim se paku bazik, vecanarisht ne vende me periferike, sepse mungesa e vetedijes se mjaftueshme per te biseduar ne moshen e re me femijet, shkakton pasojat me shume raste!
Flm per vemendjen
Xhevahire Izmaku
Të tjera
-
Prokuroria ngre aktakuzë me kërkesën për dëbim të dy rusëve që u arrestuan sot në Jarinjë
Policia e Kosovës sot përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se në Jarinjë janë...
-
LAJMI I FUNDIT: Kosovari në Leposaviq sülmon Policinë e Kosovës dhe KFOR-in
Policia e Kosovës ka njoftuar se një një i dyshuar kosovar i ka bllokuar rrug...
-
Kërkohet që të futet në kalendarin e festave zyrtare ditëlindja e Skënderbeut, 6 maji
Sot në sheshet e Prishtinës në nderë të ditëlindjes së Gjergj Kastriotit, art...
-
Përfundon dëshminë dëshmitari i 61-të, pezullohet pjesa tjetër e seancës në rastin e Thaçit e të tjerëve
Dëshmia e dëshmitarit të 61-të përfundoi më herët se që ishte planifikuar në ...
-
Dyshohet se u hodhën në lumin Buna, flasin familjarët e Ergys Arrazit: Nuk ja falim asaj që sakrifikoi fëmijët
Ngjarja tragjike në Shkodër, ku 9-vjeçarja u gjet e pajetë nga një peshkatar ...
-
Albin Kurti kujton heroizmin e Luan Haradinajt: Ishte ditë e martë, 6 maj 1997
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar Luan Haradinajn, në 27-vjetor...
-
Presidentja Osmani: Luani dhe familja Haradinaj, dhanë shumë për lirinë e Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar Luan Haradinajn, në 27-vjetor...
-
Ahmeti për ndërhyrjet e Kurtit në zgjedhje: S’është e mirë, sepse Kosovës i duhen miq e në veçanti shtetet fqinje
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka thënë se n...
-
Policia e Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i të martën zhvillojnë ushtrime të përbashkëta
Policia e Kosovës, bashkë me mision e KFOR-it dhe atë të EULEX-it do të kryej...
-
Ka përfunduar takimi i Ambasadorëve të QUINT’it me Kurtin, s’jepen tjera detaje
Ambasadorët e shteteve të QUINT’it i kanë shkuar në zyrë kryeministrit të Kos...
-
Gjobë prej 200 eurove, 2 pikë negative dhe marrje e patentës, për shoferin që përdori telefon gjatë ngasjes
Policia e Kosovës ka hasur në një shofer në Mitrovicë të Jugut, i cili ishte ...
-
Burri që gőditi burrin në kokë pasi nuk pranoi të bënte marrdhënie dyshohet se janë dajë e nip
Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Fushë Kosovë dhe po cilësohet si “Vrasj...