E vërteta e hidhur e të punuarit nga shtëpia
Autori: Gazeta inFokus
09:14 | 06 February 2019
Një studim i ri nga website për punët në distancë, Flex Jobs, rendit profesionet më të zakonshme nga shtëpia.
Në këtë listë janë 14 punë të tilla ku personat që merren me shitje e shërbim klienti janë në krye të saj.
Shumë prej tyre, paguhen 50 mijë dollarë ose më pak (asnjë prej këtyre profesioneve nuk ka potencialin që të paguhet 100 mijë dollarë ose më tepër).
Natyrisht, pyetja që lind është: përse punët në distancë paguhen më pak? Për këtë, ka tri arsye.
1.Ju nuk do të keni asnjëherë raste për të folur me drejtuesit
Nëse doni të fitoni më shumë para, është e nevojshme që drejtuesit të njohin vlerën tuaj. Ashtu siç thotë edhe shprehja, larg syrit, larg mendjes. Për drejtuesit është më e vështirë të vlerësojnë dhe të kuptojnë ndikimin tuaj kur ju nuk jeni aty. Komunikimi ballë për ballë në zyrë me shefin tuaj dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm është një mundësi për të ndarë idetë tuaja, për të diskutuar rezultatet tuaja dhe për të promovuar aftësitë tuaja. Kjo është shumë më e vështirë të bëhet nëse punoni nga shtëpia.
2.Ju nuk hyni në kontakt me njerëz të tjerë
Puna nga shtëpia kufizon mundësitë tuaja për të hyrë në kontakt me njerëz të tjerë, të cilët mund të vërtetojnë profesionalizmin tuaj. Ndër të tjera, më shumë se 80% e gjithë punëve sot arrihen nëpërmjet referencave. Puna nga shtëpia kufizon mundësitë për të ndërtuar lidhje të forta me profesionistë që mund t’ju ndihmojnë të rriteni profesionalisht. Dhe nëse humbni punën nga shtëpia, ju mund të mos keni një rrjet të gjerë njohje që do t’ju ndihmonte të gjenit një punë tjetër.
3.Ju nuk jeni në kontakt me aftësitë e reja që duhet të mësoni
Kur punoni nga shtëpia, ju nuk mund t’i shihni ndryshimet që ndodhin me kalimin e kohës brenda kompanisë dhe se si mund të ndikojnë ato në të ardhmen në punën tuaj. Çfarë është më e rëndësishme, ju humbni mundësinë për të parë se ku mund t’i përmirësoni aftësitë tuaja për t’i shtuar më shumë vlerë kompanisë, në mënyrë që më pas të kërkoni një pagë më të lartë. Të qëndroni në një hap me tendencat dhe ndryshimet në rrugëtimin tuaj profesional apo në sektorin në fjalë është jetike në ditët e sotme. Gjërat brenda në kompani ndryshojnë me një ritëm shumë të shpejtë, shkruan Monitor.
Kur ju punoni nga shtëpia, nuk mund t’i shihni gjithë këto. Nëse punëdhënësi juaj vendos se nuk ka më nevojë për aftësitë tuaja, si do t’ia bëni për t’i kërkuar një punë në një rol tjetër kur ju as nuk e dini se çfarë mundësish të tjera keni për të promovuar veten?

T� tjera
-
Betohen policët e rinj të Kosovës, gjenerata e 63-të
Rreth 400 pjesëtarë të rinj të Policisë së Kosovës janë betuar sot gjatë cere...
-
Ramadani akuzon VV-në për bllokim të Komisionit Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt: Nuk lejuan të kërkohen dokumente nga Zyra e Kryeministrit
Deputeti i Aleancës Burim Ramadani, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka bl...
-
Djemtë e heronjve Zymberi e Bunjaku diplomohen si policë, Kurti: Qeverinë do ta keni përherë përkrah
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ceremonisë së diplomimit kadetëve ...
-
Zgjerimi i tregut ndërkombëtar, Comodita nis dyshekë drejt Qipros (VIDEO)
Comodita Home po vazhdon të zgjerojë prezencën e saj në tregjet ndërkombëtare...
-
118 vajza e gra diplomohen police, Haxhiu: Guximi dëshmohet edhe duke mbrojtur të dobëtin
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, gjatë ceremonisë së diplomi...
-
Haxhiu pret Hargreaves, flasin për ‘‘prioritetet legjislative’’ të Kuvendit dhe projektligjet që ndërlidhen me Planin e Rritjes
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në ...
-
Një minutë heshtje në nderim të zyrtarëve policorë të rënë në detyrë
Në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 63-të të kadetëve të Policisë së ...
-
Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës
Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zy...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, interpelancë me ministrin Vitia në seancën e radhës
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën me ç’rast ka propozuar ...
-
Kurti për mungesën e uniformave në Polici: Buxheti është rritur, kurrë nuk ka pasur më shumë kujdes shtetëror
Kryeministri, Albin Kurti, nuk ka dhënë përgjigje konkrete lidhur me raportim...
-
Momente emocionuese: I biri i heroit Afrim Bunjaku, nga sot polic i Kosovës
Një moment emocionues ka shënuar ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 63-...
-
Pakënaqësi me pagat, punëtorët e KEK-ut thërrasin protestë
Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) pritet të dalin në protes...

































