Këto janë pagat e majme në ndërmarrjen me gjendje të rëndë financiare (Dokument)
Autori: Sylejman Sylejmani
18:58 | 16 January 2019
Në kohën kur kombinati Trepça nuk i ka punët mirë financiarisht, 36 drejtues të kombinatit vazhdojnë të marrin paga më të larta se 1 mijë euro.
Bindshëm listës së pagave prej 1295 personave të punësuar në ndërmarrje të siguruar nga Gazeta inFokus, i prinë zëvendës menaxheri i Trepçës i cili merr hiç më pak se 2042 euro pagë mujore.
Pagë të lartë merr edhe shefi për plan e analizë në Trepçë, të cilit në llogari i dalin 1367 euro.
I treti me pagë më të lartë është drejtori i departamenteve të minierave të Kishnicës dhe Artanës që paguhet 1312 euro.

Megjithatë, në këtë listë mungon paga e menaxherit.
Edhe minatorët e Trepçës po del se marrin paga të mira, krahasuar me rrogat në Kosovë.
Diçka më shumë se 700 euro është paga mesatare e minatorëve, të cilët të hënën ndërprenë grevën pas dy javë bojkoti të punës, e ku kërkesë kishin rritjen e pagave prej 20 për qind.
Por, këto paga i arsyeton Shyqyri Sadiku, kryetari i Sindikatës së minatorëve të Trepçës.
Ai thotë se ato janë minimale, krahasuar me rreziqet në punën e që e bëjnë.
“Në çfarë kushtesh punojnë minatorët, kjo është një pagë minimale. Janë kushtet e vështira të punës, çdo moment është në rrezik që ta humbin jetën. Për shkak të specifikave, është rrogë minimale. 740 euro me e krahasuar me pagat e tjera nuk mund të them se është e dobët, në krahasim me pagat që janë në Kosovë, por duke i parë kushtet dhe rreziqet që i kanë në minierë, definitivisht është një pagë minimale”, vlerëson kryesindikalisti për gazetën inFokus.
Megjithatë, vet Sadiku merr një pagë të lartë nga puna që bën.
Ai pagën bazë bruto në Trepçë e ka 1120 euro, si dhe 600 euro të tjera i merr si anëtar i bordit të kësaj ndërmarrje.
Mirëpo, Sadiku thotë se ka të tjerë që marrin pagë më të lartë se ai.
“Paga e imja në bord është më e vogla bashkë me një tjetër. Ka të tjerë që i marrin nga 800 euro dhe dy të tjerë nga 750 euro”, thotë Sadiku.
Si shkak i përkrahjes që po u jep punëtorëve, ai tregon se pagën e bordit e morri të pjesërishme dhe me vonesë.
“Mua të drejtën me e thënë më kanë prolonguar dhe më kanë shantazhuar, tek dje ma kanë qitë një pjesë të pagës së bordit, sepse janë anku në zyrën ligjore të ministrit e të kryeministrit, ma kanë dërgu në agjencionin anti-korrupsion. Sipas meje shantazhimi ka qenë vetëm pse janë përfaqësues i punëtorëve në bord, të gjithë të tjerët i kanë marrë pagat me rregull”, deklaron Sadiku.
Në bazë të listës së siguruar nga inFokus, shihet se një punëtor i sigurimit në Trepçë ka pagë mujore 1040 euro.
Megjithatë, pagë të tillë nuk kanë edhe punëtorët e tjerë të sigurimit në këtë ndërmarrje.
Pagat e punëtorëve në këtë sektor nisin nga nisin nga 359 euro.
Më të voglën pagë nga të gjithë punonjësit e Trepçës, e merr një roje që paguhet 339 euro.
Gazeta inFokus edhe një ditë më parë raportoi për gjendjen financiare të kombinatit Trepça.
Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga redaksia gjendja financiare e saj nuk është fare e mirë.
LEXO: https://gazetainfokus.com/renia-e-gjigantit-fakte-per-humbjet-financiare-te-trepces/
Në ditët në vazhdim, Gazeta inFokus do të publikojë edhe të dhënat e eksploatimit të xeheve në këtë ndërmarrje dhe detaje të tjera për gjendjen e kombinatit. /Gazeta inFokus

T� tjera
-
Gërvalla takoi zëvendëspresidentin e Eurojust-it: Krimit të organizuar i përgjigjemi me forcën e bashkëpunimit ndërkombëtar
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla gjatë ditës...
-
Bajrami: 250 mijë qytetarë nga Kosova kanë marrë leje qëndrim në vendet e BE për pesë vite, derisa Kurti mburret me vendet e punës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj ...
-
Nafta drejt rënies më të madhe që nga pandemia, shpresat për paqe në Lindjen e Mesme ndikojnë në treg
Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare po shënojnë një nga rëniet më të mëd...
-
Betohen policët e rinj të Kosovës, gjenerata e 63-të
Rreth 400 pjesëtarë të rinj të Policisë së Kosovës janë betuar sot gjatë cere...
-
Ramadani akuzon VV-në për bllokim të Komisionit Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt: Nuk lejuan të kërkohen dokumente nga Zyra e Kryeministrit
Deputeti i Aleancës Burim Ramadani, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka bl...
-
Djemtë e heronjve Zymberi e Bunjaku diplomohen si policë, Kurti: Qeverinë do ta keni përherë përkrah
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ceremonisë së diplomimit kadetëve ...
-
Zgjerimi i tregut ndërkombëtar, Comodita nis dyshekë drejt Qipros (VIDEO)
Comodita Home po vazhdon të zgjerojë prezencën e saj në tregjet ndërkombëtare...
-
118 vajza e gra diplomohen police, Haxhiu: Guximi dëshmohet edhe duke mbrojtur të dobëtin
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, gjatë ceremonisë së diplomi...
-
Haxhiu pret Hargreaves, flasin për ‘‘prioritetet legjislative’’ të Kuvendit dhe projektligjet që ndërlidhen me Planin e Rritjes
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në ...
-
Një minutë heshtje në nderim të zyrtarëve policorë të rënë në detyrë
Në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 63-të të kadetëve të Policisë së ...
-
Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës
Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zy...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, interpelancë me ministrin Vitia në seancën e radhës
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën me ç’rast ka propozuar ...




































