Isa Mustafa u përgjigjet zyrtarëve të AAK-së: Unë flas për lisa, ju për fshisa
Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 12 January 2019
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i është përgjigjur reagimeve të zyrtarëve të AAK-së, të cilët i reaguan Mustafës në mbrojte të shefit të tyre, Ramush Haradinajt.
Mustafa sot shkroi një status ku tregonte se kishte vetëm 11 këshilltar e Haradinaj ka 35.
Tani Mustafa, u reagoi zyrtarëve të AAK-së duke i thënë se ky flet për lisa e ata për fshesa.
“Po i lexoj disa reagime nga AAK në postimin tim Për nj gjë s’mund e te mos pajtohem me ta. Janë organizuar dhe janë renditë si fishekë që ta mbrojnë partinë dhe qeverinë e tyre. Sikurse edhe ata të PDK-së. Nuk është me rëndësi çfarë thonë. Ti flet për lisa ata për fshesa, por reagojnë. Edhe të këqyrin në sy”, shkroi Mustatafa në Facebook.
“E sa i përket LDK-së, iu shpreh ngushëllime që nuk do tu del ashtu si ata e paskan menduar. Unë nuk kam biseduar me ta”.
Ndryshe, Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Anton Berisha, ka thënë se Isa Mustafa i ka rënë pishman pse kishte deklaruar se s’do të kandidonte më për shef të LDK-së.
Ai ka thënë se krejt akuzat në drejtim të Ramush Haradinajt po i bën për t’u rikthyer edhe për një mandat në krye të partisë së themeluar nga Ibrahim Rugova.
“Isa Mustafa, pasi zbrazi arsenalin e rradhes, ia kujtoi vetes: profesor, mos u merr me ta.
Pa hyre ne kete diskurs cinik te tij, qe eshte karakteristike individuale dhe nuk dua te merrem me te, ngase kritikat e tij nuk kane te bejne me kryeministrin Haradinaj. Mustafa, i pishmanuar me vendimin e moskandidimit per kryetar te LDK-se, tash eshte duke treguar, se une do te jem kandidatura e LDK-se”, ka shkruar Berishaj në reagim.
Isa Mustafa, sot, tha se Qeveria e Ramush Haradinaj po degradon dhe po mbipopullohet me këshilltarë. Përmendi se lideri i AAK-së ka vendosur t’i punësojë 35 veta në Qeveri si Këshilltarë të Shefit të Qeverisë.
Ndërkohë, Burim Ramadani, Zëvendësministër FSK-së, ka thënë se Isa Mustafa s’ka nevojë ta këshillojë Haradinajt pasi rezultati do të ishte dështim.
“Ah, ndjesë, këto po t’i thoshte atëherë është duke folur për Kryeministrin Haradinaj.
Sikurse paska thënë vet “nuk është e imja ta udhëzoj Kryeministrin”, kjo e sqaron saktë:
Pra, Kryeministri Haradinaj nuk ka nevojë për udhëzimet e ish-kryeministrit Mustafa, sepse do të dështonte”, ka shkruar Ramadani.
“Paramendojeni ish-kryeministrin Mustafa sikurse të kishte thënë, ndër të tjera edhe këto 7 të vërteta: – Qeveria ime ka bërë Kosovën me Ushtri; – Qeveria ime i ka kthyer dinjitetin Kosovës, duke i vendosur tarifën mallrave të Serbisë, përkatësisht duke bërë Serbinë të paguaj për agresivitetin e vet; – Qeveria ime e ka bërë Prishtinën me Ligj të veçantë, duke proceduar dhe miratuar në Kuvend,
– Qeveria ime i ka paguar borxhet Policëve; – Qeveria ime i ka paguar borxhet zjarrëfikësve, – Qeveria ime ka themeluar Parkun Inovativ Gjerman, – Qeveria ime ka themeluar Zonën Ekonomike Amerikane”, ka shtuar ai.
Të tjera
-
Azemi: Ferizaj po kundërmon nga mbeturinat, shëndeti po rrẹzikohet nga i papërgjegjshmi Agim Aliu
Kryetari i LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi ka thënë se gjendja me mbeturinat n...
-
Qeveria e Kosovës i kundërpërgjigjet Listës Serbe për kamerat e vendosura në veri
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu i është kundërpërgjigjur pretendimeve ...
-
Aksioni i Policisë së Kosovës: Identifikohen 76 lëmoshë kërkues nga Kosova dhe Shqipëria
Për 13 ditë, Policia e Kosovës ka zbatuar një aksion për parandalimin e trafi...
-
Përparim Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kanë rritur k...
-
Pas Arbitrazhit, Kosova dështon edhe në Londër – do t’i paguajë ContourGlobalit 20 milionë euro
Gjykata Komerciale në Londër ka lënë në fuqi një vendim të Gjykatës Ndërkombë...
-
Zbulohet pllaka “Shtëpia e Durimit” në Shtëpinë Tradicionale të Familjes Qerkezi – Muzeu Historik 1999
Është zbuluar pllaka “Shtëpia e Durimit” në Shtëpinë Tradicionale të Familjes...
-
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it
Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor së fundmi është duke u përmendur si ...
-
Krasniqi kujton Masa*rën e Mejës: Ajo flet për viktimën dhe agresorin më fuqishëm dhe më drejtë se cilado gjykatë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar masa...
-
Rohde për të pagjeturit: Keqardhje që s’është bërë progres në 3 vitet e fundit për shkak të bllokadës politike
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, në Ditën Kombëtare për Personat e Z...
-
Ambasada e ShBA-së për të zhdukurit e luftës: Prioritet gjetja e përgjigjeve për familjarët e tyre
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shkruar për Ditën K...
-
Dita e të Pagjeturve dhe Masa*ra e Mejës, Haradinaj: Kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujt...
-
KFOR-i konfirmon vetaksidentin në Leposaviq: Brenda veturës ishin katër ushtarë
Një veturë ushtarake e KFOR-it është aksidentuar gjatë ditës së martë në fsha...