Trump i shkruan edhe Vuçiqit, këto janë kërkesat e Amerikës për Serbinë
Autori: Gazeta inFokus 16:09 | 20 December 2018
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, pas presidentit Hashim Thaçi, i ka nisur letër edhe kreut të shtetit të Serbisë, Aleksander Vuçiqit.
Në këtë letër, thuhet që nuk duhet humbur shansi i madh për të arritur një marrëveshje ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, që do të ndikonte në stabilitet, paqe , siguri dhe rritje ekonomike.
“Duke qenë se keni hyrë në fazën e fundi të arritjes së një marrëveshje me Kosovën, që do të sillte një vendosje afatgjate të paqes në rajon, do të iu inkurajoja që të shfrytëzoni momentin për të marrë vendime që do të balanconin interesin e të dy shteteve. Do të ishte një regres i madh, nëse humbet kjo mundësi, për paqe, stabilitet, siguri dhe rritje ekonomike”, thuhet në letrën e Trump dërguar Vuçiqit.
Gjithashtu në këtë letër është bërë thirrje që të dy palët të distancohen nga veprime të cilat do të pengonin arritjen e një marrëveshje.
“Një zgjidhje paqësore dhe një raport produktiv ndërmjet Serbisë dhe Kosovës do të ishte moment historik për rajonin”, vazhdon letra.
Në këtë letër potencohet edhe fakti që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme për të asistuar në këtë.
Trump ka thënë se do t’i presë dy presidentët, Vuçiq dhe Thaçi, në Shtëpinë e Bardhe për të festuar atë që do të quhej arritje historike.
Megjithatë dje Aleksander Vuçiq, kishte thënë se nuk pajtohet plotësisht me letrën që Donald Trump i kishte dërguar presidentit Thaçi, duke thënë se nuk janë afër arritjes së marrëveshjes finale.
Të tjera
-
22 përfaqësues të Policisë së Kosovës u trajnuan nga DEA amerikane
Policia e Kosovës njofton se në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashku...
-
Sot proteston SBAShK-u
Për 1 Maji-Ditën Ndërkombëtare e Punëtorëve do të protestohet. Sindikata e Ba...
-
Presidenti çek: Evropa duhet të përgatitet për zgjerim
Presidenti i Çekisë, Petr Pavel, ka mbështetur zgjerimin e Bashkimit Evropian...
-
34 vjet nga pajtimi i gjaqeve te Verrat e Llukës
Sot bëhen 34 vjet nga ngjarja e madhe për faljen e gjaqeve në Verrat e Llukës...
-
1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve
1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve dhe ky manifestim lindi ng...
-
Trump gjobitet 9 mijë dollarë, gjykatësi: Ai mund të burgoset nëse përsëritet shkelja e urdhrit
Gjykatësi, Juan Merchan, vendosi të martën se ish Presidenti Donald Trump shk...
-
Një tërmet i fuqishëm ka goditur Bosnjën dhe Hercegovinën
Një tërmet i fuqishëm ka goditur zonën e Bosnjë-Hercegovinës rreth orës 05:38...
-
Tahiri: Raporti nuk e kushtëzon anëtarësimin e Kosovës në KiE me Asociacionin
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahir...
-
Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...
-
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Në fjalimin e tij të parë pas kthimit nga Nju Jorku, presidenti serb Aleksand...
-
Stoltenberg: Besimi i Ukrainës te aleatët e NATO-s është dëmtuar nga dështimet e dërgimit të armëve
Besimi i Ukrainës te aleatët e saj të NATO-s është “rënduar” për shkak të von...
-
Çitaku: Kryetari i PDK ka folur me partitë për shpërndarjen e Kuvendit, por VV diçka tjetër thotë, diçka tjetër mendon
Sekretarja e Përgjithshme në PDK, Vlora Çitaku, ka thënë se kryetari i partis...