Sport

Kosova ngritët për 6-të pozita në FIFA

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 29 November 2018

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, është ngritur për gjashtë pozita në renditjen e muajit nëntor.

Ky është një rekord i Kosovës i cili vjen si pasoj e paraqitjeve shumë të mira në Ligën e Kombeve.

“ Dardanët “ nga pozita e 137-të kanë shënuar ngritje për gjashtë pozita dhe tani renditen në vendin e 131-të.
Përfaqësuesja e Kosovës gjatë këtij muaji arrite dy fitore shumë të rëndësishme duke e mposhtur Maltën në udhëtim 0-5, e pastaj edhe Azerbajxhanin 4-0, në stadiumin “ Fadil Vokrri “ në Prishtinë.

-Advertisement-

Në anën tjetër , kombëtarja e Shqipërisë, renditet në pozitën e 60-të.

Në dhjetë pozitat e para për muajin dhjetor ndodhën këto kombëtare.

1.Belgjika
2.Franca
3.Brazili
4.Kroacia
5.Anglia
6.Portugalia
7.Uruguaji
8.Zvicrra
9.Spanja
10.Danimarka

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera