Kështu uron Agim Bahtiri 28 nëntorin
Autori: Gazeta inFokus
10:32 | 28 Nëntor 2018
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka uruar Ditën e Flamurit, përvjetorin e 21-të të paraqitjes publikes të UÇK-së dhe ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari.
“Të dashur qytetarë të Mitrovicës, Me rastin e festave të Nëntorit, 28 Nëntorin–Ditën e Flamurit Kombëtar, ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe paraqitjen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të gjithë qytetarëve të komunës ju shpreh urimet më të përzemërta dhe më të sinqerta”, ka thënë ai.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Bahtiri ka shkruar se mitrovicasit kanë pasur edhe një arsye më shumë për festë në këtë ditë, pasi heroi Isë Boletini, përfaqësoi Kosovën në ngritjen e Flamurit Kombëtar me 1912, duke e shpallur kështu pavarësinë e Shqipërisë, transmeton Gazeta InFokus.
“Ne mitrovicasit gjithmonë kemi një arsye më shumë që 28 Nëntorin ta kremtojmë në mënyrë madhështore e dinjitoze. Mitrovica dhe mitrovicasit janë krenarë që njëri nga djemtë më të shquar të këtij trualli, heroi Isë Boletini, përfaqësoi Kosovën në ngritjen e Flamurit Kombëtar me 1912, duke e shpallur kështu pavarësinë e Shqipërisë. Heroi kombëtar Isë Boletini, heronjtë dhe dëshmorët tjerë, si dhe veprimtarët e shumtë të shquar të çështjes kombëtare nga komuna jonë, për kontributin që kanë dhënë për të mirën e kombit, për Shqipërinë e Kosovën, për jetë e mot do të mbesin të nderuar e të vlerësuar”, ka shkruar kryetari i Mitrovicës.
Bahtiri po ashtu ka thënë se heronjtë janë burim i frymëzimit për të dashur Kosovën, Shqipërinë dhe flamurin kombëtar.
“Ata për ne janë burim i frymëzimit për ta dashur Kosovën, Shqipërinë dhe Flamurin tonë kombëtar, si dhe për ta prosperuar Mitrovicën e Kosovën. Është kjo ditë, ku çdo shqiptar përulet me nderimet më të mëdha, para qindra e mijëra vajzave e djemve që u flijuan për pavarësinë e Shqipërisë. Urime për të gjithë shqiptarët, festa e Flamurit”, ka përfunduar Agim Bahtiri në llogarinë e tij në Facebook.

T� tjera
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
































