Lajme

Thaçi e kishte paralajmëruar përfshirjen e mikut të Haradinajt në rastin Ivanoviq

Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 23 November 2018

Policia e Kosovës mëngjesin e sotëm ka arrestuar disa persona, të cilët dyshohen për përfshirje në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviçit.

Në komunikatën e policisë shkruhet se M. R. është i kërkuar lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviçit. Këto Iniciale përputhen me Milan Radoiçiq, të cilin kryeministri Haradinaj e kishte pritur në zyrën e tij muaj më parë.

Në korik të këtij viti, Presidenti Hashim Thaçi tha se në një të ardhme të afërt institucionet në Kosovë do të dalin me rezultate të hetimeve për vrasjen e Ivanoviqit.

-Advertisement-

“Pushtetet në Kosovë janë të ndara, por besoj që institucionet në Kosovë në një të ardhme jo shumë të largët do të dalin me rezultate që do të rezultojnë me kokëdhimbje për disa në Kosovë dhe në Serbi”, tha Thaçi gjatë konferencës e cila u mbajt pas kthimit të delegacionit kosovar që ishte në Bruksel për të pranuar rekomandimin pozitiv të Komisionit Europian për liberalizimin e vizave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera