Lajme

Kërkohet dorëheqja e Behgjet Pacollit

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 20 November 2018

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e NISMA-s, Milaim Zeka ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacollit.

Zeka përmes një postimi në facebook ka shkruar se Pacolli të hënën u ngut me deklaratën se Kosovës do të anëtarësohet në Interpol, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas tij kjo deklaratë i ka irrituar vendet që do ta përkrahnin këtë anëtarësim.

-Advertisement-

“Pacolli duhet me dhane doreheqeje. Dje kam bere nje shkrim, me titull: Pse politikanet tane e hane pasulin e nxehte?! Metafora kishte te bente me deklaraten e Pacollit, i cili vetem 24 ore perpara votimit, deklaronte: “Kosova do te pranohet ne Interpoll”?! Pra, nuk thoshte se ka gjasa, po do te pranohej!!! Nje diplomat i larte perendimor me tha fill mbas kesaj deklarate, se pohimet e tilla i kane irrituar vendet te cilat kishin plan per mbeshteteje. Mbi bazen e kesaje, une mendoje qe do te ishte akt moral, sikurse Pacolli te jepte doreheqeje nga posti i tije. Ama, hiqe nuk ma hane mendeja.”, ka shkruar Zeka.

Ndryshe të martën Kosova ka dështuar të anëtarësohet në organizatën ndërkombëtare Interpol./Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera