Lajme

Ahmeti: Takim të katërt Thaçi-Vuçiq nuk duhet të këtë

Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 09 Nëntor 2018

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka komentuar takimin e zhvilluar mes presidentit Thaçi dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq i cili u mbajt mbrëmë në kuadër të dialogut ndërmjet dy vendeve në Bruksel.

Sipas tij, Kuvendi i Kosovës urgjentisht duhet që të arrijë marrëveshje për rrugën përpara, për të cilën ai thotë se Kosova duhet ta mandatojë ekipin gjithëpërfshirës shtetëror.

“Kuvendi i Kosovës duhet që urgjentisht të arrijë marrëveshje për rrugën përpara. Kosova duhet ta draftojë platformën dhe ta mandatojë ekipin gjithëpërfshirës shtetëror në këtë proces tepër sfidues e të rëndësishëm për Kosovën”, ka shkruar Ahmeti në rrjetin social ‘Facebook’.

-Advertisement-

Ahmeti ka kërkuar që të vendosin procesin në “binarë demokratike e institucionale”, dhe ku shton se takim të katër të tillë mes dy presidenteve nuk duhet të ketë.

“Në kohën kur Serbia po bëhet gjithnjë e më agresive, e Thaçi gjithnjë më jo legjitim e jo transparent, duhet urgjentisht ta vendosim procesin në binarë demokratik e institucional. Takim të katërt të tillë nuk duhet të ketë!”, ka shkruar Ahmeti.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy