Prodhuesit mirëpresin taksën për mallrat serbe
Autori: Gazeta inFokus 14:23 | 07 November 2018
Klubit të Prodhuesve të Kosovës e ka mirëpritur vendimin e qeverisë së Kosovës për vendosjen e masës mbrojtëse për importin e produkteve të prodhuara në Serbi dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve, Astrit Panxha ka thënë se ky ligj do të përkrahje për prodhuesit vendor, shkruan Gazeta inFokus
“Është vendim i duhur, gjithmonë kemi kërkuar në marrëdhënie shtetërore bilaterale me Serbinë dhe Bosnjën të sillemi si shtet. Ne kemi pasur produkte të shpeshta që vijnë nga Bosnja dhe Serbia të cilat shiten në Kosovë nën kosto të prodhimit, një bllok i Serbisë shitet më lirë se që shitet në Serbi , qumështi nga Bosnja në Kosovë shitet më lirë se sa që shitet në Bosnje kjo është shkelje drastike e marrëveshjes së CEFTA-së, prandaj është vendim i duhur i Qeverisë që ka reaguar ndaj këtyre dy shteteve. Ne shpresojmë që ky vendim të mbetet në fuqi për një periudhë dhe ky do jetë një sinjal edhe për operatorët ekonomik brenda Kosovës që të shikojmë mundësitë që të kemi ri drejtim të ekonomisë sonë, ku fokusi më i madh do jetë në përkrahjen e prodhuesve vendor si dhe gjetjen e alternativave të reja për furnizim për Kosovën”, ka shtuar ai.
E për reagimin e BE-së, Panxha ka thënë se Brukseli është drejtuar në adresën e gabuar.
“Është koha e duhur nuk besoj që ndoshta Brukseli e ka adresën e gabuar në Prishtinë, duhet në Beograd të kërkoj llogaridhënie nga ata se nuk po i respektojnë marrëveshjet e nën shkruara me Kosovës sa i përket tregtisë dhe Bashkimi Evropian është themeluar në tri parime lëvizjes e lirë të qytetarëve të mallrave dhe kapitalit. Kosova në marrëdhënie me Serbinë do të thotë i ka të hapura tri këto shtylla, ndërsa Serbia e bllokon Kosovën në këto tri shtylla”, ka shtuar ai.
Rreth vendimit të qeverisë së Kosovës ka reaguar edhe kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi. Ai ka thënë se e përkrahë vendimin e Qeverisë.
Lexo edhe: Rukiqi flet për masën tregtare ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës
“Kam kërkuar ka qenë e lidhur me destrikutivitetin dhe dëmet 30 milionëshe që i shkakton vetëm implementimi i marrëveshjes për energji ku është kërkuar ndoshta një taksë e tillë për me kompensua këtë dëm. Dje Qeveria ka marr një vendim të cilin e kemi përkrahur në kuptim të interesit shtetëror dhe besoj që edhe kompanitë dhe sektori privat do të rreshtohet në këtë drejtim, pasi që ne kemi nevojë të pozicionohemi dhe ta shikojmë mundësinë edhe për riorientim ekonomik besoj në pjesën që lidhet me eksportet me përkrahjen e prodhimit tonë, por normalisht edhe me tregjet tjera”, ka thënë Rukiqi.
Gjatë ditës Gazeta inFokus ka raportuar për vlerën dhe sasinë që shteti serb eksporton çdo vit në Kosovë.
Në vetëm 9 muajt e parë të këtij viti, Serbia në Kosovë ka eksportuar mallra në vlerë mbi 300 milionë euro.
Kështu thuhet në të dhënat e doganës së Kosovës dërguar Gazetës inFokus.
Saktësisht 318 milionë e 558 mijë euro është vlera e produkteve që Serbia ka eksportuar në Kosovë gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti.
E sasia e kësaj vlere arrin mbi 800 milionë kilogramë ose saktësisht 830 milionë e 922 mijë kilogramë./Gazeta inFokus/
Lexo edhe: Kosova bleu 300 milionë euro mallra nga Serbia për nëntë muaj
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...