Lajme

“Kancelari austriak na bëri me dije se s’ka viza”

Autori: Gazeta inFokus 10:59 | 07 November 2018

Vigan Qorrolli, njohësi i të drejtës ndërkombëtare, në një intervistë për KTV, ka komentuar deklaratat e kancelarit gjerman, Sebastian Kurz, gjatë vizitës së tij në Kosovë.
Qorrolli ka thënë se deklaratat e kancelarit austriak dëshmojnë se nuk do të ketë liberalizim vizash, transmeton Gazetametro.

“Procesi i shtetndërtimit në Kosovë në katër vjetët e fundit ka stagnuar. Disa shtete të perëndimit janë të pasigurta se cila është kahja e Kosovës. Deklarata e Kurzit diplomatikisht është korrekte.

Pastaj deklaratat se Kosova ka probleme të brendshme strukturore dhe Kosova nuk po i arrin për shkak të elitës politike dhe se gjyqësori nuk po funksion i pavarur pasi politika po ndërhyn në të, por liberalizimi i vizave është i pasigurt pasi BE-ja është e dobët për shkak të BREXIT-it dhe refugjatëve.

-Advertisement-

Deklarata e tij e vërteton se nuk do të ketë liberalizim vizash”, ka thënë Qorrolli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera