Avokati i Popullit do ta vizitojë Sylejman Selimin në burg
Autori: Gazeta inFokus 16:36 | 02 November 2018
Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, i është përgjigjur thirrjes së deputetit Daut Haradinaj për ta vizituar Sylejman Selimin në burgun e Dubravës.
Jashari tha se Sylejman Selimi do të vizitohet javën e ardhshme.
Ai tha se Selimin e kanë vizituar edhe në mars të këtij viti.
“Z.Selimi dhe të tjerët janë vizituar në mars 2018, në Dubravë dhe gjithashtu, ka qenë e planifikuar të vizitohen javën e ardhshme, gjatë vizitës së rregullt në Dubravë”, tha Jashari.
Gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës deputeti Daut Haradinaj i bëri thirrje Avokatit të Popullit për ta vizituar Sylejman Selimin në burgun e Dubravës pasi, sipas tij, po dyshohet se atij po i shkelen të drejtat e njeriut.
Para dy jave Gjykata Supreme e Kosovës ka liruar me kusht Jahir Demakun, ndërsa ka hedhur poshtë kërkesën për lirim të Sylejman Selimit.
Tomë Gashi, avokat i ish-komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimi, ka thënë se klienti i tij është duke u mbajtur padrejtësisht në burg. Sipas tij, vendimi për burgosjen e Sylejman Selimit është politik dhe pa asnjë bazë juridike.
“Nuk ka asnjë bazë juridike që Sylejman Selimi të vazhdojë të mbahet në burg. Në dy rastet ku ai ka qenë i akuzuar, është shpallur i pafajshëm. Si në rastin Drenica 1 dhe Drenica 2, ndaj Selimit kanë përfunduar gjykimet. Nëse ata guxojnë të vazhdojnë ta mbajnë në burg, le ta bëjnë këtë. Por, herdokur do të ndiqen penalisht të gjithë ata që pa asnjë bazë juridike po e mbajnë Sylejman Selimin në burg”.
Të tjera
-
“Nuk më ka bërë dhuratë Ministria”- Këshilltari i Pecit flet pasi mori grantin 100 mijë eurosh
Këshilltari në Ministri të Bujqësisë, Naim Huruglica, në emisionin CONTEXT në...
-
Opozita bllokon akset kryesore në Tiranë, përplasje me policinë
Në Shqipëri, opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike, organizoi pasditen e...
-
SHBA dhe Evropa i gëzohen armëpushimit Izrael – Liban
Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi para pak kohe se Izraeli dhe Libani j...
-
Tubim madhështor i AAK-së së Ramush Haradinajt në Gjakovë
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
G7 mbështet armëpushimin Izrael-Hezbollah, nuk shprehet për urdhër-arrestet e GJNP-së
Ministrat e jashtëm të vendeve më të zhvilluara të botës mbështetën fuqishëm ...
-
Bideni jep lajmin e mirë, Izraeli dhe Hezbollahu pajtohen për t’i dhënë fund konfliktit
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar se Libani dhe Izraeli janë pajtua...
-
“Turp duhet me të ardhë” – Hykmete Bajrami me fakte e zë në rrenë Mefail Bajqinovcin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se e ka zënë në rrenë deputetin...
-
Bajrami reagon për rezervat: Piuna unë kam qenë në opozitë, Kurti e takoi vjehrrin e biznesmenit të dënuar për rastin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i është kundërpërgjigjur akuzave të minis...
-
Rilind Gërvalla tash e mohon se AKI ka gisht në lajmin e RTK-së që sulmoi mediat, akuzon një pjesë të bordit
Rilind Gërvalla, Drejtor i RTK-së, ka mohuar se AKI ka gisht në lajmin që sul...
-
“Rasti ndodhi jashtë objektit” – Rektorja jep detaje për shpërthimin në kolegjin privat në Prishtinë
Rektorja e kolegjit privat “Heimerer” në Prishtinë, Naime Brajshori, është de...
-
Krerët e UÇK-së i ankohen trupit gjykues, i shkruajnë një letër me disa kërkesa
Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli,...
-
Raportohet për një shpërthim në një kolegj privat në Prishtinë
Një shpërthim ka ndodhur sonte në Prishtinë. Në rrethana të pasqaruara ako...