Jeni i stresuar? Ja disa mënyra për ta luftuar
Autori: Gazeta inFokus 16:50 | 23 October 2018
Për shumicën e njerëzve, stresi është bërë pjesë e përditshmërisë së tyre.
Qoftë nga stili dinamik i jetesës, nga obligimet e ndryshme apo çfarëdo arsye që të kenë, shumica e njerëzve nuk mund ta shmangin stresin kohëve të sotme, transmeton Telegrafi.
Duke marrë parasysh këtë, më poshtë ju sjellim disa mënyra se si mund ta luftoni stresin.
Identifikojeni shkaktarin
Nëse jeni duke pasur problem me muskuj të tensionura, lodhje të tepërt, dhimbje të kokës apo migrenë, atëherë me shumë mundësi stresi mund të jetë pas tyre! A është puna, lidhja e dashurisë apo diçka tjetër? Problemet mund të ndahen në tri kategori: ato me zgjidhje praktike; ato që përmirësohen me kohën; dhe ato që nuk i keni në kontroll. Mësohuni të përqendroheni në të parën dhe injoroni tjerat.
Lëvizeni trupin
Stërvitjet nuk jua shërojnë stresin, por ju ndihmojnë ta qartësoni kokën dhe ju bëjnë të ndiheni sikurse jeni duke e marrë kontrollin. Provoni diçka të re: joga mund të jetë relaksuese, por nuk ka gjë më emocionuese sesa goditja e një thesi të boksit. Mos e trajtoni stresin duke konsumuar alkool, duke pirë duhan apo duke i dyfishuar espresot që i pini – këto nuk janë zgjidhje, por vetëm jua keqësojnë gjendjen mendore dhe fizike.
Flisni me dikë
Nëse jeni lloji i personit që është i hapur për këshilla, atëherë gjeni një shok/shoqe me të cilin mund të bisedoni. Ndonjëherë nuk mund ta shihni vetë zgjidhjen e një problemi pa ju ndihmuar dikush.
Hani shëndetshëm dhe pini ujë
Ka disa dëshmi që sugjerojnë se ajo çfarë hani ndikon në disponimin tuaj dhe gjithsecili e din se efektet e mira të picës zgjasin po aq shumë sa zgjatë edhe vetë pica. Ushqimet e pashëndetshme ju bëjnë më të lodhur dhe më të paaftë për t’u ballafaquar me stresin, prandaj mundohuni t’i përmbaheni dietave që kanë sasi të larta të fibrave, që janë të pasura me karbohidrate, pemë dhe perime. Gjithashtu mundohuni t’i shmangni sasitë e larta të yndyrës, kafeinës dhe sheqerit.
Të tjera
-
Tragjike për dy familjet: Këta janë dy të rinjtë që humbën jetën sot në aksidentin në Shirokë
Një aksident tragjik me dy të vdekur ka ndodhur sot pasdite në Shirokë të Suh...
-
Vik timat e aksidentit në Suharekë janë një 31 dhe një 20-vjeçar
Një aksident mes një motoçiklete dhe një veture ka ndodhur në Shirokë të Suha...
-
Vdes ish kryetari i Pejës, Ali Lajçi
Gjatë ditës së sotme është ka vdekur ish-kryetari i Pejës, Ali Lajçi Lajmin ...
-
Abdixhiku me tubim përkrahës në Gjermani për kandidatin e CDU-së, David McAllllister
Është java e dytë, që Lidhja Demokratike e Kosovës po mban tubime me bashkatd...
-
Parashikimi i motit për pesë ditët në vazhdim
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë parashikimin e motit për pesë...
-
Të shtëna me armë zjarri në fshatin Gjonaj të Prizrenit
Para pak minutash ka pasur të shtëna me armë zjarri në mes fshatit Llandovicë...
-
Rama: 54,721 turistë kanë vizituar muzetë kombëtarë në periudhën janar-mars 2024
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se sa turistë i pati sh...
-
Policia zbardhë detajet e fundit për aksidentin me dy të vdekur në Suharekë
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë ...
-
Mediat lokale publikojnë fotografi nga Shiroka e Suharekës ku humbën je*tën dy persona
Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe mot...
-
Dy të vde kurit ishin bashkë në motor, dyshohet se i përkasin moshës së re
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë ...
-
Dy të vd ekur si pasojë e një aksidenti në mes të një motori dhe një veture në Shirokë të Suharekës
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë ...
-
Shtëpi, banesë, tokë, ara, pyje e livadhe, kjo është pasuria e drejtorit të Policisë së Kosovës
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka një pasuri t...