LDK edhe një herë shprehet e gatshme për zgjedhje
Autori: Gazeta inFokus 20:34 | 19 October 2018
Lidhja Demokratike e Kosovës, vazhdon diskutimin për zgjedhje të reja. Të premten, krerët e LDK-së kanë takuar strukturat e degës së III-të në Prishtinë.
Kryetari i kësaj dege Hazir Borovci, njoftoi për qëndrimet aktuale politike dhe të gjitha qëndrimet e kryesisë së LDK-së që dolën nga takimi i fundit me kryetarin Isa Mustafa.
Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, ka folur për qëndrimet e fundit të LDK-së, dialogun, kufijtë e Kosovës, Forcat e Armatosura dhe krejt në fund ka kërkuar mobilizimin e të gjitha strukturave të degës për t’u përgatitur për zgjedhjet qendrore të cilat janë të pashmangshme.
Beqiri ka kërkuar më shumë komente nga strukturat apo edhe vërejtje të cilat LDK-në do ta bënin më unike, të fortë dhe të pathyeshme ndaj konkurrentëve tjerë politik.
Skender Hyseni, ka folur më shumë për mbledhjet e vazhdueshme të kryesisë së LDK-së, në disa raste të hapura për opinionin, por edhe në takime të mbyllura.
Hyseni, thuhet gjithashtu në komunikatën e LDK-së, ka folur për unitetin dhe disponimin e mirë brenda të gjitha strukturave dhe organeve të partisë dhe unitetin e Grupit Parlamentar.
Ai ka përmendur edhe suksese të qeverisë Mustafa, dhe ka folur për një qeverisje aktuale të korruptuar dhe shkatërruese për vendin.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka konfirmuar edhe njëherë se LDK-ja është shumë unike, pavarësisht ideve të ndryshme brenda familjes së LDK-së.
Ajo gjithashtu ka kërkuar që menjëherë pas këtij cikli të takimeve me struktura, të fillohet me takime masovike me gjithë elektoratin e LDK-së.
“Strukturat e degës së III-të, me shumë komente dhe ide të shëndosha në përfundim kanë përgëzuar të gjitha paraqitjet e Kryesisë së LDK-së dhe Grupit Parlamentar dhe njëkohësisht kanë shprehur përkrahje ndaj këtyre qëndrimeve, gjithashtu kanë kërkuar unitet brenda LDK-së për ta shndërruar atë në forcë dhe mobilizim të të gjitha strukturave për ta arritur fitoren”, thuhet në njoftim.
Të tjera
-
Biden dhe gazetarët do të mblidhen në Shtëpinë e Bardhë për “darkën që dominohet nga humori”
Çdo vit në muajin prill, presidenti në detyrë dhe gazetarët mblidhen në Shtëp...
-
Kryeministri Kurti nga Meja: Lṷfta për lṷftën e Kosovës nuk ka përfunduar më 1999
Në shënim të Ditës së Personave të Zhdukur me Dhunë, në Mejë u mbajt tubim pë...
-
Maqedonci nga Budapesti: Theksova qëllimin tonë si shtet për të iu bashkuar NATO-s
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci ka marrë pjesë në konferencën ...
-
Deputeti finlandez Kiljunen: Kosova u dakordua për Asociacionin si element për anëtarësimin në KiE
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Parlamentit të Finlandës, Kimmo K...
-
Policia arrẹston në Bërnjak një të dyshuar për krimẹ luftẹ në Gjakovë
Policia e Kosovës ka arrestuar të shtunën një person nën dyshimet për krime l...
-
25 vjetori i mἀsakrës së Mejës, Presidentja Osmani e quan “Srebrenicë të Kosovës”
Në 25 vjetorin e masakrës së Mejës, Presidentja Vjosja Osmani e kryeministri ...
-
Azemi: Ferizaj po kundërmon nga mbeturinat, shëndeti po rrẹzikohet nga i papërgjegjshmi Agim Aliu
Kryetari i LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi ka thënë se gjendja me mbeturinat n...
-
Qeveria e Kosovës i kundërpërgjigjet Listës Serbe për kamerat e vendosura në veri
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu i është kundërpërgjigjur pretendimeve ...
-
Aksioni i Policisë së Kosovës: Identifikohen 76 lëmoshë kërkues nga Kosova dhe Shqipëria
Për 13 ditë, Policia e Kosovës ka zbatuar një aksion për parandalimin e trafi...
-
Përparim Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kanë rritur k...
-
Pas Arbitrazhit, Kosova dështon edhe në Londër – do t’i paguajë ContourGlobalit 20 milionë euro
Gjykata Komerciale në Londër ka lënë në fuqi një vendim të Gjykatës Ndërkombë...
-
Zbulohet pllaka “Shtëpia e Durimit” në Shtëpinë Tradicionale të Familjes Qerkezi – Muzeu Historik 1999
Është zbuluar pllaka “Shtëpia e Durimit” në Shtëpinë Tradicionale të Familjes...