Usain Bolt kërkohet nga një klub evropian
Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 16 October 2018
Usain Bolt mund të vijojë karrierën si futbollist në Evropë.
Së fundmi, mësohet se një klub nga Malta ka shfaqur interes për të pasur në radhët e tij rekordmenin botëror, që tashmë është tërhequr nga garat e atletikës. Sprintieri 32-vjeçar është në një periudhë prove te skuadra e Central Coast Mariners në kampionatin australian të futbollit, duke bërë realitet ëndrrën e tij të fëmijërisë.
Mësohet se klubi që ka shfaqur interesin për Bolt është pikërsisht Valeta, skuadër nga Malta, e cila, mesa duket, e ka bërë tashmë një ofertë formale për Usain Bolt. Shefi Ekzekutiv i klubit, Ghasston Slimen, në një intervistë për median australiane, tha se me këtë lëvizje FC Valleta do të shkruajë historinë dhe pse jo, të shohë Boltin të ngrejë edhe trofeun e Kupës së Maltës, finalja e së cilës do të luhet në 13 dhjetor.
Ndërkaq, agjenti australian i Boltit as pohoi e as mohoi historinë e kalimit të mundshëm të ish-atletit në kampionatin maltez.
Vlen të theksohet se Usain Bolt nuk ka nënshkruar ende ndonjë kontratë me Mariners, ndërkohë që do të stërvitet me këtë skuadër për një afat të pacaktuar kohe. Javën e kaluar Bolt shënoi edhe dy golat e tij të parë si futbollist në një ndeshje miqësore parasezonale të Mariners.
Të tjera
-
“Call Center”, dëm 10 milion euro/ Goditet rrjeti i mashtrimeve në Europë, mbi 10 mijë raste, përfshihet edhe Kosova
Një operacion ndërkombëtar është finalizuar në datën 18 Prill 2024, në Shqipë...
-
Vuçiq: Pas votimit për Kosovën në Këshillin e Evropës, do të shohim se cilët janë miqtë e vërtetë të Serbisë
Presidenti serb Aleksandër Vuçiq tha se Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me ...
-
Osmani e Hovenier flasin për rrugëtimin e Kosovës drejt Këshillit të Evropës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Shtetev...
-
Gjendet një person i vd ekur në Gjakovë, policia nis hetimet
Një person, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është gjetur pa she...
-
Kastrati vendos ‘delen’ mbi foltore: Qeveria po mashtron por populli nuk është dele
Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, teksa kritikoi Qeverinë dhe kryeministrin...
-
E dhimbshme, Vd*es tragjikisht në vendin e punës mërgimtari 30-vjeçar nga Malisheva
Ka humbur jetën tragjikisht në vendin e punës në Belgjikë, 30-vjeçari, Arian ...
-
Kosova afër anëtarësimit për në KiE, Serwer: Beogradi mund të humbasë betejën
Profesori Daniel Serwer, i njohur për ekspertizën e tij në menaxhimin e konfl...
-
Bajrami: S’mund të thuhet që Kurti është i pakorruptuar, kur ai mbron secilin skandal në qeverinë e tij
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami kur dhe po flasin për Raportin e DASH-it ...
-
Kica-Xhelili: Nuk më duhen raportet e “Freedom House” dhe i DASh-it për ta kuptuar se Qeveria Kurti është e korruptuar
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka deklaruar se nuk i duhen raportet...
-
Zgjidhet Qeveria e re e Serbisë, Vuçeviq: Serbia nuk do të heqë dorë nga Rusia
Kuvendi i Serbisë e ka zgjedhur Qeverinë e re të vendit të enjten pas një deb...
-
Përsëritet kërkesa për heqjen e masave, Stano i ftohtë: Kur të vendosin vendet anëtare, jo politikanët e Kosovës
(Foto nga arkivi: Josep Borell Përfaqësues i Lartë i BE’së)Liderët e Kosovës ...
-
Qeveria e Kosovës i kundërpërgjigjet Stanos me dy foto: De-eskalimi ka ndodhur, hiqni masat
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziu, ka reaguar ndaj qëndrimit ...