Përsëritet kërkesa për heqjen e masave, Stano i ftohtë: Kur të vendosin vendet anëtare, jo politikanët e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 18:05 | 02 May 2024
(Foto nga arkivi: Josep Borell Përfaqësues i Lartë i BE’së)Liderët e Kosovës në mënyrë të vazhdueshme i kanë bërë thirrje Bashkimit Evropian për heqjen e masave të vendosura si rezultat i veprimeve të Qeverisë së Kosovës në veri të vendit. Lidhur me këtë kërkesë të krerëve të shtetit, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një konferencë për media ka pasur një qëndrim të fortë dhe të prerë, se për heqjen e masave vendosin shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe jo politikanët e Kosovës.
Stano ka thënë se BE e ka bërë të qartë se masat janë të kthyeshme dhe se do të hiqen vetëm në momentin kur të vendosin shtetet anëtare se s’ka arsye për të vazhduar mbajtjen e tyre në fuqi.
“BE i ka vendosur masat kundër Kosovës për shkak të veprimeve të një anshme dhe eskalimit dhe ka bërë të ditur se masat janë të kthyeshme dhe ato do të hiqen në një moment kur shtetet anëtare vendosin, dhe jo politikanët e Kosovës, por kur shtetet anëtare vendosin që s’ka arsye për t’i mbajtur në fuqi masat”, ka thënë Stano.
Zëdhënësi i BE-së ka thënë se vendet anëtare janë duke i vazhduar diskutimet e brendshme dhe se masat vazhdojnë të mbesin në fuqi.
Kryeministri Albin Kurti sot në një takim të Këshillit Ministror për Integrim Evropian, ka thënë se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet dhe se masat duhet të hiqen. Mbetja e tyre në fuqi, sipas Kurtit bie ndesh me përpjekjet e rajonit për integrim të përshpejtuar në Bashkim Evropian.
“Masat që janë në fuqi ndaj Kosovës bien ndesh me përpjekjet e rajonit për integrim të përshpejtuar në BE, sidomos edhe me planin e rritjes e me qëllimet e tij. Në anën tjetër po vazhdojmë me përpjekjet tona që të hapim më tepër mundësi në kuadër të dialogut të reformave me BE-në dhe në këtë kontekst ne kemi përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së për heqjen e masave kufizuese dhe këto masa duhet të largohen”, ka thënë Kurti sot në mbledhjen e gjashtë të Këshillit Ministror për Integrim Evropian.
Stano ka thënë se masat ndaj Kosovës nuk ishin vendosur si rezultat i një veprimi, por si rezultat i një serie veprimesh nga ana e Kosovës.
Gazeta Express kishte raportuar ekskluzivisht më 1 korrik 2023 për masat që Bashkimi Evropian ia kishte vendosur Kosovës dhe për të njëjtat e kishte njoftuar edhe Qeverinë e Kosovës më 28 qershor.
Këto masa përfshinin pezullimin e përkohshëm të punës në organet punuese në kuadër të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim dhe gjithashtu Kosova nuk do të ftohej në takimet të nivelit të lartë. Po ashtu edhe pezullimi i vizitave dypalëshe ishte përfshirë si masë ndëshkuese.
Ndërkohë takimet që s’janë përfshirë në masa janë ato që janë të fokusuara në adresimin e Kosovës në veri të Kosovës në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
“Kemi pezulluar përkohësisht punën e organeve të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Kosova gjithashtu nuk do të ftohet në ngjarje të nivelit të lartë dhe vizitat dypalëshe do të pezullohen, përveç atyre të fokusuara në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka thënë ky zëdhënës i BE-së për Gazetën Express.
Gjithashtu BE kishte konfirmuar se edhe programi i fondeve për Kosovën në kuadër të IPA 2024 ishin suspenduar. Propozimet e paraqitura nga Kosova në kuadër të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (ËBIF), siç kishte konfirmuar ky zëdhënës i BE-së, s’janë dorëzuar fare për shqyrtim në Bordin e ËBIF në takimin e mbajtur më 29 dhe 30 qershor.
“Programimi i fondeve për Kosovën në kuadër të ushtrimit programor IPA 2024 është vënë gjithashtu në pritje. Propozimet e paraqitura nga Kosova në kuadër të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (ËBIF) nuk janë dorëzuar për shqyrtim në Bordin e WBIF më 29-30 qershor”, kishin thënë për Express nga BE.
Të tjera
-
Letra e evropianëve për Kurtin, Rama: Kosova ta bëjë pjesën e saj nga A në Zh, pa pyetur çka duhet të bëj Serbia
Letrën e para pak ditësh, ku Gjermania, Franca dhe Italia i thonë Kosovës që ...
-
Detajet e fundit nga helikopteri i rrëzuar i presidentit iranian – ka pasur kontakt me anëtarët e ekuipazhit
Është bërë kontakt me një pasagjer dhe një anëtar të ekuipazhit të helikopter...
-
Kush është Ebrahim Raisi, Presidenti i Iranit që u aksidentua me helikopter
Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, i cili është zhdukur në malet e Iranit pa...
-
Njoftimi nga Uashingtoni për takimin Allen-Kurti, nënvizohet mbështetja e SHBA për dialogun me Serbinë
Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë detaje për takimin e Nënsekretares p...
-
AAK po rritet në Gjermani, Haradinaj: Jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thën...
-
Përleshen familjarët në Shtime – tre nga ta përfundojnë në Qendrën Emergjente të Ferizajt
Tre anëtarë të një familje në Shtime dërgohen në Emergjencë, dyshohet se u rr...
-
350 kandidatë i nënshtruan testit për pozitat e 24 prokurorëve të rinj të shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) organizoi mbajtjen e Testit Kualifikues,...
-
Ekipet e ASK-së do të vazhdojnë regjistrimin e qytetarëve në 11 komuna
Qytetarët e 11 komunave do të mund t’i shfrytëzojnë edhe pesë ditë që të regj...
-
Osmani nesër pret në takim ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit
Nesër, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ministren për Zhvill...
-
Raportohet se është gjetur helikopteri i rrëzuar në të cilin ishte Presidenti i Iranit
“The Guardian”, duke iu referuar raportimit të televizionit shtetëror të Iran...
-
Tahiri: Arratisja e Sekiraqës dështimi i radhës i drejtësisë, një arsye më shumë për zgjedhje
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se sundimi i li...
-
Rrëzohet helikopteri i presidentit të Iranit, ai ishte brenda tij
Një helikopter që transportonte presidentin Ebrahim Raisi është dashur të bëj...