Lajme

“Gënjeshtarët” e kryetarëve të komunave, nga 900 premtime realizojnë vetëm 95

Autori: Gazeta inFokus 12:30 | 10 October 2018

Gjysma e premtimeve të dhëna gjatë fushatës zgjedhore në zgjedhjet fundit lokale as nuk kanë nisur të realizohet.

Kështu ka deklaruar Instituti GAP gjatë prezantimit të një platforme online për realizimin premtimeve, shkruan gazeta inFokus.

Gjatë këtij prezantimi u tha se 26 kryetarët aktual të komunave kanë dhënë mbi 900 premtime. Ndërsa vetëm 95 premtime tashëm janë përmbushur plotësisht.

-Advertisement-

53 premtime janë përmbushur pjesërisht ndërsa 301 premtime vetëm kanë nisur.

Premtimet e realizuara kryesisht i përkasin fushës së infrastrukturës, arsimit dhe administratës ndërsa në ekonomi, shëndetësi, bujqësi shërbime publike dhe urbanizëm ka shumë pak premtime të realizuara./Gazeta Infokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera