Lajme

AKR për Ibrahim Rexhepin: Humbje e madhe për të gjithë

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 08 Tetor 2018

Aleanca Kosova e Re ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së gazetarit, Ibrahim Rexhepi.

AKR përmes një telegram ngushëllimi ka shkruar se Rexhepi ishte mik dhe bashkëpunëtor i afërt i AKR-së.

“Me dhembje dhe pikëllim të thellë e morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të bashkëpunëtorit, kolegut dhe mikut tonë të çmuar Ibrahim Rexhepi. Përveç veprimtarisë së tij politike dhe kontributit shumëvjeçar në fushën e ekonomisë dhe të gazetarisë në Kosovë, Ibrahim Rexhepi do të kujtohet edhe si mik i afërt dhe bashkëpunëtor shembullor në Aleancën Kosova e Re, ndërsa kontributi i tij në aspektin social dhe ndërnjerëzor ishte i jashtëzakonshëm.”, thuhet në telegram.

-Advertisement-

Më tej thuhet se kjo humbje është dhimbje e madhe për familjen dhe bashkëpunëtorët dhe duhet gjetur kurajo dhe forcë për ta përballuar.

Lexo edhe: Thaçi ngushëllon gazetarët dhe familjen e Ibrahim Rexhepit

“Me këtë rast Aleanca Kosova e Re, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të z.Ibrahim Rexhepi, me bindjen që në këto moment të vështira, familja Rexhepi do të gjej kurajo dhe forcë për ta përballuar këtë humbje të madhe për të gjithë ne.”, përfundon telegrami i ngushëllimin.

Kujtojmë që mëngjesin e së hënës pas një sëmundje ka ndërruar jetë gazetari dhe eksperti i ekonomisë Ibrahim Rexhepi ka ndërruar jetë mëngjesin e së hënës.

Rexhepi së fundi i ishte bashkuar Aleancës Kosova e Re./Gazeta Infokus/

Lexo edhe: Ndërron jetë Ibrahim Rexhepi

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy