Rozë

Brad Pitt i dashuruar me një ‘shtrigë’

Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 05 October 2018

Ajo është bionde dhe shumë tërheqëse, quhet Sat Hari Khalsa dhe është një “shëruese e shpirtit”, e lindur në Amerikë, por me studimet e përfunduara në Indi.

Dhe duket se i ka bërë “magji” njërit prej beqarëve më të kërkuar të Hollywood-it Brad Pitt.

Të dy janë parë së bashku, të bisedojnë në mënyrë intime dhe të shkëmbejnë shikime të ëmbla, gjatë një eventi bamirësie, mbrëmjen e kaluar, në Silverlake Conservatory of Music ne Los Angeles.

-Advertisement-

Sat Hari, ka lindur në Amerikë, por u dërgua në Indi në moshë të re për të frekuentuar kolegjin dhe qëndroi atje deri në moshën 18 vjeçare.

Koha që kaloi atje e formoi plotësisht.

Pikërisht në Indi, Sat zhvilloi mendimin e saj olistik që më pas e vuri në praktikë duke u shndërruar në një “shëruese” dhe duke eksperimentuar “kurat” e saj gjatë tour-eve te Red Hot Chilli Peppers dhe duke ngritur një klientele të gjërë të personazheve të njohur.

Jo vetëm kaq po ajo njihet dhe si designer bizhuterish dhe krijimet e saj, mbahen nga shumë yje të Hollywood-t, si psh Jennifer Aniston.Mediat amerikane i kanë fotografuar të ulur së bashku në një tavolinë duke biseduar dhe duke u parë në sy pa pushim dhe duke qeshur së bashku dhe duket se Brad dukej mjaft i terhequr nga “shëruesja” bionde.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera