Haradinaj dërgon porosi nga Amerika: Kufijtë e Kosovës nuk ndryshohen
Autori: Gazeta inFokus 17:39 | 29 September 2018
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nga Amerika ka dërguar porosi se kufijtë e Kosovës nuk do të ndryshohen.
Haradinaj përmes një postimi në facebook ka shkruar se këtë qëndrim e ka ripërsëritur edhe gjatë qëndrimit të tij në Amerikë, shkruan gazeta inFokus.
“Unë këto ditë në Amerikë kam përçuar porosinë e popullit të Kosovës se kufijtë e Kosovës janë ata të 17 shkurtit të vitit 2008 dhe se e ardhmja e Kosovës nuk do të ndërtohet duke cenuar sovranitetin e saj me kompromise territoriale.”, ka shkruar ai.
Teksa i ka falënderuar protestuesit për kulturën e treguar ka shkruar se Kosova është në rrugën e drejtë për transformimin e FSK-së në ushtri.
“I falënderoj protestuesit për kulturën qytetare të treguar gjatë protestës së sotme. Përshëndes shprehjen e shqetësimit të një numri kaq të respektueshëm të qytetarëve të Kosovës për çështje që janë jetike për të ardhmen e vendit. Shteti i Kosovës është në rrugën e drejtë të kompletimit të kapaciteteve të saja kushtetuese, veçanërisht të transformimit të FSK-së në ushtri, dhe për këtë kemi përkrahjen e aleatëve strategjikë të Kosovës.”, ka përfunduar ai.
Ndryshe gjatë ditës mijta qytetarë kanë protestuar në Prishtinë kundër idesë që Kosova të përfaqësohet nga Thaçi në dialog me Serbinë dhe në këtë dialog të bisedohet për këmbim territori Kosovë-Serbi./inFokus.
Të tjera
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...
-
Fitoi me çmim më të lartë prej 300 mijë eurove, Bulliqi e shpërblen me tender milionësh biznesmenin e afërt me VV-në
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shpërblyer edhe njëhe...
-
Krasniqi: Sfidat e mësimdhënësve do të përfundojnë pas 9 shkurti me PDK-në në krye të Qveverisë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Abelard ...
-
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Radio Evropa e Lirë) – Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka...
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...