Lajme

Rashiti: Kosovarët në fund të vitit do të udhëtojnë pa viza, nëse vendimi për liberalizim merret më 4 dhjetor

Autori: Gazeta inFokus 19:45 | 21 September 2018

Drejtori i Grupit Ballkanik për Politika në Kosovë, Naim Rashiti ka theksuar se shpreson që më se largu me 4 dhjetor do të merret vendimi për liberalizimin e e vizave.

Ai në një intervistë për Telegrafin ka thënë se nëse vendimi merret në këtë datë, atëherë sipas tij, fundi i vitit do t’i gjejë kosovarët me liberalizim të vizave.

“Parlamenti Evropian (PE) ka votuar me një shumicë të madhe, e cila do të bëjë presion si votë. Por shtetet anëtarë si Franca dhe Holanda kanë qëndrim te ndryshëm prej pjesës tjetër. Në takimin e parë të këshillit të BE-së, ministrat e Francës dhe Holandës kanë bërë zyrtarisht kërkesa për vlerësim të ri të kritereve sepse ka kaluar një kohë nga vendosja e kritereve të mëhershme”, ka shtuar Rashiti.

-Advertisement-

Më tutje ai ka thënë se duhet të bëhet çdo presion i mundshëm që vendimi të merret për liberalizimin e vizave deri me 4 dhjetor, sepse sipas tij ka gjasa ende të mëdha, po ka edhe hezitimeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera