Lajme

Beqiri: Nuk e kemi mbyllur derën për protesta

Autori: Gazeta inFokus 18:01 | 20 September 2018

Ismet Beqiri tha se Lidhja Demokratike nuk e ka mbyllur derën për protesta.

Sipas Beqirit, jo që nuk ka arsye për protesta, por për momentin LDK konsideron se ende ka hapësirë të shtirren të gjitha mundësitë institucionale përmes Kuvendit.

“Nëse do duhej te ketë protesta në të ardhmen, ne s’e kemi mbyllë derën, por LDK do t’i prijë këtyre protestave, do t’i organizojë dhe do të marrë përgjegjësi për protestat”, shtoi ai.

-Advertisement-

I pyetur nëse do të marrin pjesë në protestën e thirur nga Lëvizja Vetëvendosje, ose nëse do të marrë pjesë ndonjë zyrtar i LDK-së, Ismet Beqiri tha se partia nuk ia ndalon askujt të dalë në protestë.

“Po supozojmë se kjo është një protestë paqësore dhe ne s’mundemi me i thënë askujt shko ose mos shko. Por ka me pas kohë edhe për këtë, nëse ky dialog nuk ndalet”, shtoi ai.

Kështu deklaroi Ismet Beqiri pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së me kryetarët e degëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera