Pse hoqi dorë kryeprokurori nga padia për Mimoza Kusarin
Autori: Gazeta inFokus
12:20 | 15 Shtator 2018
Një fotografi e Mimoza Kusarit e shpërndarë nga gjyqtari i çështjes Misin Frangu ka nxitur dyshimin e avokatit të Ali Selimajt në objektivitetin e gjyqtarit pasi që padia për shpifje e Selimajt është konsideruar e tërhequr nga gjyqtari Frangu.
Kallxo.com raportoi dje se gjyqtari i Gjykatës Themelore të Ferizajt, Misin Frangu e ka konsideruar si të tërhequr padinë për shpifje nga kryeprokurori i Gjakovës, Ali Selimaj ndaj ish-kryetares së Komunës, Mimoza Kusarit.
Megjithatë, avokati i Selimajt, Meshar Selimaj për Kallxo.com thotë se arsyeja e mungesës në seance ishin disa ekzaminime që Selimaj kishte për t’i bërë jashtë shtetit, ndërsa përmend edhe faktin se si gjyqtari i çështjes në profilin e tij në Facebook kishte një fotografi të Mimoza Kusarit.
Selimaj për të dëshmuar pretendimin e tij ka dërguar edhe një dëshmi – fotografi screenshot të profilit të Frangut ku shihet se ai kishte një fotografi të ish-kryetares së Gjakovës Mimoza Kusari më datë 24 janar 2014 ndërsa fotografia e Mimoza Kusarit ishte e postuar më datë 7 nëntor 2009.
Kallxo.com në lidhje me këtë shpërndarje të fotografisë nga gjyqtari i çështjes ka dërguar pyetje edhe Gjykatës Themelore në Ferizaj se cila ishte domethënia e shpërndarjes së kësaj fotografie nga gjyqtari Frangu.
“Duke iu referuar pyetjes tuaj ju njoftoj se me rastin në fjalë është i ngarkuar gjyqtari Misin Frangu. Fotografit në profilin privat të gjyqtarit Misin Frangu, përkatësisht fotografia share/shpërndarja të cilës ju i referoheni (është bërë në vitit 2014 i njëjti është emëruar gjyqtar në Maj 2015) nuk ka ndonjë domethënie, por duke marr parasysh se gjyqtari Frangu nuk është njohësi dhe përdorues i rregullt i këtij rrjeti social gabimisht kanë ndodhur edhe shpërndarjet e tilla”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Themelore të Ferizajt.
Sipas padisë, Mimoza Kusari- Lila në cilësinë e kryetares së Gjakovës e ftuar në emisionin “Jeta në Komunë”, të 31 janarit 2016, duke u thirrur në punën e mëparshme të paditësit, ish-drejtor për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, pa bazë etiketon paditësin, ashtu që duke u përgjigjur në pyetje e godet integritetin e paditësit.
Sipas pretendimeve të kryeprokurorit, e pyetur nga një pjesëmarrëse në emision, Mimoza Kusari-Lila shpif duke thënë “A bën me ju pyet unë juve se si u bo që është sot prokuror përgjegjës ish-drejtori i Pronës me manipulimet ma të mëdha në nivel të vendit që kanë ndodhë?”.
Më tej në padi pretendohet se pas një replike me të njëjtën pjesëmarrëse Kusari-Lila denigron me fjalë paditësin, duke thënë se “me profesionalizëm ka vjedh shumë, është e saktë”.
Lidhur me të gjitha këto pretendime, kryetarja e Gjakovës kishte thënë për Kallxo.com në janar të vitit 2017 se kjo nuk është asgjë e jashtëzakonshme në raport me atë që është pritur se çka dikush mundet me presupozu për një njeri sikurse është zotëri Selimaj.
Emisionin e plotë në të cilin Mimoza Kusari-Lila i ka dhënë deklaratat për çka është paditur mund ta shikoni në linkun e mëposhtëm.

T� tjera
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...





























