Lajme

Ish-deputeti i PDK-së dhe MASHT-i përplasen për postin e drejtorit të Institutit Pedagogjik

Autori: Gazeta inFokus 08:02 | 15 September 2018

Pozita e drejtorit të Institutit Pedagogjik të Kosovës (IPK) ka shkaktuar përplasje mes ish-deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nezir Çoçaj dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), që drejtohet nga ministri i partisë Nisma Socialdemokrate.

Çoçaj, i cili që nga viti 2014 po e mban të pezulluar pozitën e drejtorit në IPK, të hënën, ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit, shkruan sot Koha Ditore.

Dorëheqjen ka thënë ta ketë bërë për arsye personale, derisa menjëherë të martën ka bërë kërkesë në MASHT për t’u rikthyer si drejtor në Institut.

-Advertisement-

Ai po e fajëson ministrin e MASHT-it, Shyqiri Bytyqi, se po do ta pengojë rikthimin e tij në pozitën e drejtorit. Nga ana tjetër, ministri Bytyqi ka bërë të ditur se Këshilli Drejtues i Institutit Pedagogjik tashmë ka marrë vendim që për këtë pozitë, e cila ka qenë e pezulluar 4 vjet me radhë, të shpallet konkurs.

Pezullimin e pozitës së drejtorit të Institutit Pedagogjik, ish-deputeti i PDK-së, e pati bërë duke u bazuar në nenin 89 të Ligjit për shërbimin civil, i cili flet për pezullimin e dakorduar të marrëdhënies së punës në shërbimin civil.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera