Lajme

Shtyhet shqyrtimi i projektligjit për vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme

Autori: Gazeta inFokus 13:57 | 14 September 2018

Kuvendi i Kosovës ka shtyrë shqyrtimin e parë të projektligjit për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Shqyrtimi i këtij projektligji ishte pika e 17-të e rendit të ditës në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.

Pas një pauze disa minutëshe, Kuvendi ka filluar punimet në seancën me 40 pika në rend të ditës ku në sallë janë 63 deputetë.

-Advertisement-

Deputetët të pranishëm në sallë po diskutojnë projektligjet që parashihen të votohen sot në seancë.

Me 60 vota pro dhe 1 abstenim, Kuvendi i Kosovës kaloi në lexim të parë Projektligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera