Ambasadori Lu: Lufta antikanabis në Shqipëri mbyllet kur të kapen organizatorët
Autori: Gazeta inFokus
09:19 | 14 Shtator 2018
Në Shqipëri, ambasadori amerikan Donald Lu tha mbrëmë se lufta kundër kultivimit të marijuanës nuk mund të quhet e përfunduar pa kapur kokat që e organizuan. Ambasadori Lu i cili javën e ardhshme largohet nga vendi në mbyllje të mandatit të tij, i bëri këto komente në intervistën e fundit dhënë për emisionin “Real Story”, në televizionin Vizion Plus.
Autoritetet shqiptare deklarojnë se fenomeni i kultivimit është zhdukur. Por sipas ambasadorit amerikan “pa u kapur organizatorët fushat me kanabis do të kthehen, kokaina dhe heroina vetëm do të shtohet në këtë vend. Unë mund të them se disa prej tyre janë kriminelë të zakonshëm, disa prej tyre janë kriminelë të mbrojtur nga politika. Dhe kjo është një çështje serioze në vendin tuaj”.
Duke folur për aktivitetin e grupeve kriminale në Shqipëri, ambasadori Lu u shpreh se “lufta kundër krimit të organiuar është e stërmadhe dhe do të kërkojë sakrifica reale nga qeveria”, ndërsa solli sërish si shembull faktin që “dy vjet e gjysmë pasi qeveria greke nxori urdhër-arrestin, ende nuk e kemi kapur Klement Balilin. Jam i skandalizuar që Lul Berisha lirohet herët nga burgu dhe që mund të ecë i lirë nëpër rrugët e Durrësit. Dhe jam i skandalizuar që këtë javë që keni gjyqin e Shullazit, ku Shullazi vetë ka kërcënuar gjykatës dhe prokurorë, aq sa prokurorët as nuk shkojnë në gjyq. Si ka mundësi që ky vend të ecë përpara kur ndodhin këto gjëra? E di që Fatmir Xhafaj dhe Arta Marku dhe Ardi Veliu do të gjykohen mbi faktin nëse do të jenë të aftë t’i vënë këta kriminelë pas hekurave”, deklaroi ambasadori amerikan. Ai megjithatë u shpreh se “është me rëndësi për popullin shqiptar që të dijë se qeveria e tyre, policia e tyre, prokuroria e tyre janë vërtet seriozë për luftën kundër krimit të organizuar. Pata një bisedë shumë të mirë me drejtorin e përgjithshëm të policisë Ardi Veliu javën e shkuar. Kanë punuar shumë fort së bashku me prokurorët për të ngritur task-forcën për forcën e ligjit. Po punojnë sot shumë ngushtë me ligjzbatues amerikanë, gjermanë, Italianë, francezë, gregë, spanjollë dhe kjo ka çuar në suksese reale. Kemi parë arrestimin e Arbër Çekaj, arrestimin e Met Kananit; janë dy trafikantë droge të arrestuar në Spanjë. Vetëm këtë javë pamë trafikantë të arrestuar në Itali dhe Gjermani. Kjo është e rëndësishme por duhet të jetë vetëm fillimi. Ka shumë më tepër punë për të bërë”.
Zoti Lu u pyet dhe për rastin e ish Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla të cilin ai sërish u shpreh se “përfaqëson zyrtarët e shumtë që janë përpjekur të pengojnë zbatimin e reformës së gjyqësorit”. Zoti Llalla është nën hetim për dia akuza, që nga pastrimi i parave, korrupsion dhe shpërdorim detyre. “Kemi përgëzuar vendimin e gjyaktave për të sekuestruar asetet e tij shumë të mëdha të pashpjeguara dhe kemi nxitur gjyqësorin në vend që të kufizojë lëvizjet e tij në mënyrë që të mos i largohet drejtësisë”.
Një çështje për të cilën ambasadori amerikan është pronocuar disa herë ka qenë dhe hetimi ndaj ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Sipas tij “Qeveria e SHBA beson se kjo çështje është mjaftueshëm e rëndësishme sa meriton të vendoset në gjykatë nga një gjykatës që ka kaluar vetingun, sipas provave, dhe jo sipas presionit politik. Këtë kërkojmë. Mbështesim përpjekjet që kjo të shkojë përpara në mënyrë transparente. Zoti Tahiri ishte ministër kur këto krime pretendohen të jenë kryer. Është logjike të mendohet se kjo çështje në fakt mund të jetë një nga të parat që do të gjykohet në një gjykatë të SPAK-ut, nga gjyqtarë dhe prokurorë që kanë kaluar vetingun. Kjo është diçka që do ta mbështesnim fort”, theksoi ambasadori amerikan, ndërsa u shpreh me besim për rezultatet e Reformës në Drejtësi dhe ngritjen së shpejti, siç u shpreh të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Prokurorisë speciale antikorrupsion, SPAK. “20 gjyqtarë dhe prokurorë u dorëhoqën, 23 janë shkarkuar nga KPK, komisionet e vetingut, 27 janë konfirmuar. Një total prej 70 zyrtarësh që i janë nënshtruar këtij procesi në gjashtë muajt e fundit. Është një rezultat shumë i mirë për popullin shqiptar. Dhe faza e ardhshme është edhe më e thellë. Keni ngritjen e KLP, KLGJ dhe krijimin e prokurorit të pavarur SPAK dhe hetuesve të BKH. Kjo u kall frikë në zemër krerëve të krimit të organizuar dhe politikanëve të korruptuar”, tha ambasadori amerikan.
Zoti Lu u shpreh dhe për debatin e kohëve të fundit lidhur me Teatrin Kombëtar. “Qeveria e Shteteve të Bashkuara, Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe unë e mbështesim punën e Bashkimit Europian në përpjekjen e tyre që ky ligj për teatrin të mos kthehet në diçka që krijon hapësira për korrupsion duke i dhënë kontratën një biznesmeni të vetëm, pa garë transparente apo pa i dhënë mundësinë njerëzve të tjerë që të marrin pjesë në këtë projekt”, deklaroi ambasadori amerikan duke shtuar se “ky është një shqetësim jo vetëm në këtë rast por është një shqetësim edhe më i përgjithshëm. Sa herë kjo qeveri kërkon koncesione në vend të tenderave të hapur dhe të barabartë. Unë mendoj se shqiptarët duhet të kërkojnë një garë të hapur dhe të ndershme, sepse kjo ka më pak kosto për qytetarët por edhe sjell cilësinë më të mirë për ta”, u shpreh ambasadori amerikan.

T� tjera
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
































