Lajme

Arrestohet një person për grabitje të armatosur në Podujevë

Autori: Gazeta inFokus 09:25 | 12 Shtator 2018

Nga hetuesit policor të stacionit të Podujevës, dje është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm që mund të jetë i përfshirë në një rast të grabitjes së armatosur.

Rasti ka ndodhur me datën 10.09.2018 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku në një lokal (pikë e një filiali që merret me transferim parash), nën kërcënimin e armës janë grabitur një shumë e parave të gatshme.

Puna e hetuesve policor të stacionit të Podujevës, është finalizuar mbrëmë rreth orës 18:00, e cila ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar:

-Advertisement-

Sh. T, mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Ndaj tij, Prokurori i shtetit i ka shqiptuar masën e ndalimit për 48 orë, ndërkohë që hetuesit policor janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy