Shtatzënia tek qentë
Autori: Gazeta inFokus 16:17 | 05 September 2018
Nëse qeni juaj nuk është sterilizuar, është e rëndësishme të mbani parasysh se qentë bëhen seksualisht aktivë rreth moshës 6 muajshe dhe zakonisht do të duan të çiftëzohen dy herë në vit. Prandaj nëse keni një qen femër të pasterilizuar e cila është në kontakt me qen meshkuj gjithashtu të pakastruar, gjasat që ajo të mbetet shtatzënë janë shumë të larta.
Cilat janë shenjat që tregojnë se një qen kërkon të çiftëzohet?
Një qen femër e pasterilizuar do të shfaqë si shenja fizike edhe ndryshime në sjellje gjatë kësaj kohe, si:
▪ Zgjerim të organit gjenital
▪ Gjakderdhje nga organi gjenital
▪ Urinim i tepërt
▪ Lëpirje e pjesës së poshtme të barkut
▪ Rritje e oreksit dhe e dashurisë
Në çfarë moshe mund të çiftëzohet një qen?
Qentë femra mund të çiftëzohen kur të arrijnë pjekurinë seksuale. Kjo ndodh zakonisht rreth moshës 6 muajshe.
Për sa kohë dhe sa shpesh lind dëshira e tyre për t’u çiftëzuar?
Kjo zakonisht do të ndodhë rreth 2 herë në vit nëse qeni juaj nuk është sterilizuar, por mund të variojë nga njëri qen tek tjetri. Mesatarisht, cikli zgjat midis 14 dhe 21 ditëve.
Çfarë duhet të bëj nëse qeni kërkon të çiftëzohet?
Mënyra më e mirë për të shmangur shtatzëni të padëshiruara është mbajtja e qenit brenda shtëpisë, larg vëmendjes së qenve meshkuj, derisa të mund ta çoni tek veterineri për sterilizim.
Cilat janë rreziqet e mos sterilizimit?
Duhet të dini se ekzistojnë rreziqe shëndetësore nga mos sterilizimi i qenit tuaj, si:
Risk i lartë i shfaqjes së kancerit në organet riprodhuese
▪ Shfaqje e sëmundjes Pyometra, një infeksion i rrezikshëm i mitrës
Çfarë duhet të bëj nëse qeni im është shtatzënë?
Periudha e shtatzënisë së qenit është shumë më e shkurtër se ajo e njerëzve, por ndryshimet fizike që pëson trupi i një qeni femër janë shumë të ngjashme me ato të një njeriu shtatzënë.
Sa zgjat periudhe e mbarsjes për një qen?
Periudha mesatare e mbarsjes për një qen është vetëm 63-65 ditë.
Cilat janë shenjat që tregojnë se qeni im mund të jetë shtatzënë?
Nëse qeni juaj është shtatzënë, trupi i saj do të ndryshojë fizikisht. Disa shenja janë:
▪ Zmadhimi i gjoksit
▪ Rënie oreksi (fillimi i shtatzënisë) apo rritje oreksi (fundi i shtatzënisë)
▪ Rritje e shpejtë peshe në 3-4 javët e fundit
▪ Në muajin e fundit të shtatzënisë ajo do të fillojë të prodhojë qumësht
Nëse vini re se qeni juaj shfaq ndonjë nga këto shenja, ju rekomandojmë që të caktoni një vizitë tek veterineri juaj.
Fazat e para të shtatzënisë
Për shkak të rritjes së mitrës dhe të hormoneve të shtatzënisë në javët e para, qentë do të jenë më pak aktivë e mund të kenë rënie të oreksit. Gjithashtu do të dalloni ndryshime në sjellje si psh. ajo mund të bëhet më e dashur ose mund të preferojë të mbajë distancën e të fshihet.
Pas javëve të para, oreksi i saj do të rishfaqet madje me gusto dhe ajo do të shtojë në peshë me mbarëvajtjen e shtatzënisë.
Fazat e fundit të shtatzënisë
Në fazat e fundit të shtatzënisë, barku i saj do të bëhet më i madh dhe po ta prekni do të ndjeni se është i fortë. Në javën e fundit apo aty rrotull, ju mund të ndjeni madje edhe këlyshët që lëvizin si dhe të shihni një sasi të vogël qumështi nga gjoksi i saj.
Shenja se qeni juaj mund të jetë duke lindur:
Disa ditë para lindjes, qeni juaj do të fillojë të prodhojë qumësht dhe gjoksi i saj do të jetë zmadhuar. Temperatura do t’i bjerë në rreth 37°C dhe mund t’i ndërpritet oreksi. Gjithashtu ajo mund të lëvizë vazhdimisht duke kërkuar të krijojë një ambient sa më të përshtatshëm për këlyshët që do vijnë shumë shpejt në jetë.
Shenja të tjera që tregojnë se ajo mund të jetë duke lindur janë:
▪ Rënie oreksi në dy ditët e fundit të shtatzënisë
▪ Ju ndjek nga pas kudo
▪ Rritje e dashurisë ndaj jush
Në ju rekomandojmë me këmbëngulje, nëse dalloni ndonjë shenjë mos komoditeti apo ankthi nga ana e qenit tuaj, lajmëroni menjëherë veterinerin.
Ushqimi më i mirë për qenin tuaj shtatzënë
Si rrjedhojë e rritjes së kërkesës për ushqim, është thelbësore që qeni të ushqehet me një ushqim të cilësisë së lartë për të marrë energjinë dhe elementët ushqimorë të nevojshëm për rritjen dhe prodhimin e qumështit. Kjo dietë duhet ndjekur edhe gjatë ushqimit me qumësht të këlyshëve dhe deri sa ata të shkëputen nga gjiri.
Të tjera
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...