Interesimi i pazakontë i trevjeçarit – ‘dashurohet’ tek makinat e rrobalarësve
Autori: Gazeta inFokus
11:15 | 19 February 2026
Internetin e ka pushtuar historia e një djali trevjeçar që ka gjetur shumë herët pasionin e jetës – makina larëse e rrobave.
Prindërit e tij, Rachael dhe Ben nga Sunderland në Mbretërinë e Bashkuar, janë krenarë për djalin e tyre Teddy, i cili u bë viral pasi nëna ia zbuloi dashurinë e pazakontë për këto pajisje shtëpiake — e cila nisi që kur ai ishte shumë i vogël.
Sipas Rachael, kur ai ishte rreth një vjeç, qëndronte ulur duke vëzhguar makinën për rreth 40 minuta – sa zgjat një cikël larjeje.
Ajo tha se makinat janë e vetmja gjë për të cilën ai ndonjëherë ka qenë kaq i fiksuar.
Më 15 shkurt, Rachael publikoi në profilin e saj në TikTok një përmbledhje fotografish që tregojnë hobin e pazakontë të Teddyt. Në fillim ajo shërbeu si shaka duke thënë se ai tani duhet të pëlqejë vetëm makinat dhe dinosaurët, por fotografitë e mëpasshme treguan të vërtetën – Teddy krijoi koleksion me lodra të maiknave larëse dhe ngjyra të ndryshme, së bashku me kosha të vogla për rroba dhe detergjentë.
Në një nga fotografitë ai shihet duke veshur uniformën e një dyqani të madh britanik të pajisjeve elektrike, Currys, që nëna e tij thotë se është “vendi i tij i preferuar në botë”. Fotot tjera tregojnë Teddy duke u argëtuar me makinat, duke kontrolluar pajisje të vërteta në dyqan dhe edhe një tortë me temë maiknë rrobash në festën e tij të tretë të ditëlindjes.
Postimi u pëlqye shpejt nga përdoruesit, duke marrë më shumë se 93 mijë pëlqime, dhe shumë prindër ndanë histori të ngjashme në komentet e tyre. Disa thanë se edhe fëmijët e tyre kanë pasur pasione të pazakonta, ndërsa llogaria zyrtare e Currys komentoi se Teddy është “një legjendë absolute”.
Në një video të re më 16 shkurt, Rachael e çoi Teddy‑n në një udhëtim të ëndrrave në Currys, ku ai vrapoi i gëzuar mes rafteve me maikna për të parë modelet e tij të preferuara. Ajo tha se ai “nuk e kupton mjaftueshëm që ka bërë jehonë në internet”, por kur ajo i ka lexuar komentet, ai është gëzuar shumë prej tyre. /Telegrafi

T� tjera
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...





























