Ferizaj me 1979 nxënës në klasën e parë
Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 03 September 2018
Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu dhe drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Afrim Llabjani kanë vizituar shkollën fillore e mesme e ulët “Jeronim de Rada” në Ferizaj me ç ‘rast drejtuesit e këtij institucioni arsimor, mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit iu uroi suksese e mbarësi.
Në vizitën e disa klasave dhe kabineteve të shkencave ekzakte, Aliu vlerësoi rregullsinë, nivelin e pastërtisë, investimet e kryera në këtë godinë si dhe kushtet për zhvillimin e mësimit.
“Jemi në këto ambiente të bukura të shkollës “Jeronim de Rada, ku kemi bërë një vizitë së bashku me drejtorin e arsimit, Afrim Llabjani dhe të falënderoj edhe drejtoreshën e shkollës zonjën Servete Hajrullahu për një punë të mrekullueshme që ka bërë edhe viteve të kaluara dhe që si rezultat i asaj pune sot kemi një ambient të mrekullueshëm këtu dhe mbi të gjitha edhe një presion pozitiv të shtuar të prindërve tanë në mënyrë që të vijnë sa më shumë nxënës në këtë shkollë dhe këto ambiente. Pasi që sot është dita e parë e këtij fillimviti të ri shkollor 2018/2019, le të më lejohet që nxënësit që për herë të parë janë në bankat shkollore që ata janë 1979, të uroj secilin veç e veç për këtë ditë të fillimit të një procesi, të një faze krejtësisht të re në jetën e tyre. Nga sot, jeta e tyre është jetë me sfida të reja, me angazhime të reja, por njëkohësisht edhe me përgjegjësi të reja. Ne do të angazhohemi që këtyre 1979 nxënësve sa më shumë t’iu lehtësojmë këtë proces dhe këtë rrugëtim të tyre jetësor, por le të më lejohet të uroj jo vetëm 1979 nxënësit, por të uroj edhe prindërit e tyre, të uroj edhe të gjithë nxënësit e të gjitha niveleve të shkollave që janë në administrimin e komunës për një vit të mbarë dhe për një vit të suksesshëm. Le t’i përcjell shëndeti dhe suksesi e mbarësia gjatë gjithë këtij viti shkollor, ndërsa detyra, përgjegjësitë dhe angazhimet tona do të jenë që ne të kemi një proces të lehtësuar dhe një mbarëvajtje të lehtësuar në të gjitha ambientet shkollore”, tha Llabjani.
Edhe drejtorja e shkollës fillore mesme e ulët “Jeronim de Rada” tha se janë bërë të gjitha përgatitjet si teknike ashtu edhe pedagogjike për një vit të mbarë shkollor dhe se interesimi i prindërve për të sjell fëmijët e tyre në këtë shkollë është jashtëzakonisht i madh.
Të tjera
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...