Lajme

Juristi austriak: Me korrigjimin e kufijve, Serbia e njeh Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 15:40 | 30 August 2018

Debati për korrigjimin e kufijve tashmë ka tejkaluar kufijtë të Kosovës dhe Serbisë. Juristë në Evropë kanë vazhduar debatin për këtë temë.

Në Austri dhe Gjermani janë shfaqur dilema, se korrigjimi i kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të përdorët si model në shtete tjera të botës.

Por, juristi i njohur i Universitetit të Vjenës, August Reinisch në një prononcim për të përditshmen austriake “Der Standard”, ka thënë se korrigjimi i kufijve apo heqja dorë nga territori është e lejueshme me të drejtën ndërkombëtare. “Në rast se vjen deri te një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë, me këtë akt Serbia e njeh Kosovën si shtet”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera