Lajme

Rritet interesimi i mërgimtarëve për investime në sektorin financiar

Autori: Gazeta inFokus 10:15 | 28 August 2018

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur një grup të mërgimtarëve afarist nga Gjermania dhe Austria.

Sipas kumtesës për media, ata janë informuar për së afërmi me të gjitha zhvillimet në sektorin financiar, përkatësisht atë bankar dhe mundësitë për investime. Guvernatori Mehmeti ka thënë se ky sektor vazhdon të ketë performancë të mirë dhe shkallë të lartë të qëndrueshmërisë.

“Zhvillimet pozitive janë duke mundësuar që të rritet edhe aktiviteti i sektorit bankar në mbështetje të zhvillimit ekonomik, por edhe rritjes së konkurrencës, për çka edhe Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është e angazhuar”, ka thënë Guvernatori Mehmeti.

-Advertisement-

Grupi i mërgimtarëve afarist falenderuan Guvernatorin Mehmeti për pritjen dhe ofrimin e të gjitha informacioneve për zhvillimet në fushat që i mbulon BQK-ja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera